|
Në këtë manifestim, fjalë përshëndetëse mbajti z. Zoran Stavreski, Zëvendës Kryetar i Qeverisë dhe Ministër i Financave, z. Dimitar Bogov, Guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë dhe z. Klime Poposki, Kryetar i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve. Pas fjalëve të tyre përshëndetëse, pasoi promovimi i dy materialeve më të reja informative – edukative të përgatitura nga Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve (ASS) që janë në drejtim të aktiviteteve të vazhdueshme për edukimin financiar të popullsisë. Në kuadër të manifestimit u nda çmimi dhe mirënjohja për punimin më të mirë hulumtues nga fusha e menaxhimit me rreziqe dhe sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015 me titull: “Analizë e vdekshmërisë së shfrytëzuesve të anuiteteve nga më shumë vende dhe korrigjimi i tabelave të popullatës maqedonase të vdekshmërisë”. Punimi e trajton problematikën aktuale dhe të favorshme shoqërore që ka të bëjë me punën e shoqërive të siguracionit të jetës dhe të shoqërive pensionale, lidhur me vdekshmërinë e shfrytëzuesve të anuitetit (shkarkoje këtu). Çmimin, autorit z. Risto Bajatov ia ndau kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve, z. Klime Poposki dhe pas kësaj pasoi prezantimi i shkurtër i punimit nga ana e autorit. |
Anketë
Raportet e fundit
- + 100 |