|
Festimi i dyvjetorit të Agjecionit për mbikqyrje të sigurimeve |
Agjencioni për mbikqyrje të sigurimeve shënoi dyvjetorin e ekzistimit me një ceremoni të rastit e cila u mbajt në hotelin Stoun Brixh në Shkup. Në këtë eveniment zyrtar qenë ftuar përfaqësues të lartë shtetëror, përfaqësues nga industria e sigurimeve dhe përfaqësues nga institucione dhe trupa të ndryshem me të cilat Agjencioni ka bashkëpunim profesional.
Gjithashtu, Z. Popovski i theksoi karakteristikat themelore të tregut të sigurimeve në R. e Maqedonisë, apo atë se bëhet fjalë për një treg të vogël i cili ndodhet në fazën e zhvillimit dinamik, me përqëndrim të pranueshëm të subjekteve, me pronësi dominante të ivestitorëve të jashtëm, prej të cilëve numri më i madh janë marka nga Bashkimi Evropian. Sipas zëvendës ministrit dhe ministrit për financa Zoran Stavrevski, i cili morri pjese në këtë eveniment, Agjencia ka arritur që brenda dy viteve të vendoset si një trup rregullues profesional, i pavarur dhe kompetent, i cili e realizon me sukses qëllimin e përforcimit të stabilitetit, efikasitetit dhe konkurrencës në tregun e sigurimeve. - Vërtetim më i mirë për atë se Agjencia ynë për Mbikqyrje është në rrugë të drejtë është vetë raporti i fundit i komisionit Evropian për përparimet e R. së Maqedonisë në të cilin në mënyrë të veçantë theksohet përparimi i treghut të sigurimeve, tha Stavrevski. Gjithashtu, në fjalimin e tij, Z. Stavrevski paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë me përkrahjen e Agjencisë dhe zhvillimin e tregut të sigurimeve dhe në këtë drejtim përmendi sjelljen e ligjit me të cilin do të mundësohet realizimi i projektit për sigurim nga rreziqet nga fatkeqësitë "Evropa RE". Kah fundi i vitit 2012 do të sillet edhe një ligj i ri për sigurime me të cilin do të implementohen plotësisht standardet evropiane për solvencion të shoqerive për sigurime. - Sjellja e këtij ligji do të kontribuojë në ngritjen e besimit në stabilitetin financiar të sektorit të sigurimeve, zvogëlimin nga rreziku i josolvencionimit të shoqërive dhe në paralajmërimin e hershëm deri te mbikëqyrësit e tregut të sigurimeve me qëllim të intervenimit në kohë dhe të parandalimit të pasojave të mëtejshme, tha Stavrevski. Në kuadër të ceremonisë u nda një çmim për punim kërkimor të ri nga fusha e sigurimeve dhe menaxhimit me rrezikun. Një rishikim mbi futjen e kësaj tradite të re prezantoi Prof. Dr. Silvana Mojsovska. anëtare e këshillit të ekspertëve të Agjencisë, me ç'rast theksoi se Agjencia i bashkangjitet tendencës të filluar nga trupat rregullues të tjerë, me qëllim që të stimulohet mendimi shkencor në fushën e sigurimeve.
Gjithashtu, në këtë eveniment Agjencioni promovoi edhe broshurën për tregun e sigurimeve qëllimi i së cilës është ritja e vetëdijes publike mbi rolin e sigurimeve në jetën private dhe shoqërore. Broshura përmban sqarime dhe definim të termineve të caktuara nga fusha e sigurimeve. Në të njëjtën ditë, në hapsirat e Universitetit Evropian Shkup, filloi edhe trajnimi për aktuar në organizim të Agjencisë me çka në të ardhmen do të mundësohet sigurimi i kuadrit të specijalizuar të duhur për nevojat e industrisë së sigurimeve. |
Anketë
Raportet e fundit
- + 100 |