Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Festimi i Ditës së sigurimeve, 1 nëntor, 2018
E premte, 02 Nëntor 2018 13:36

20181101_131442Agjencioni i mbikëqyrjes së sigurimeve, me rastin e festës së Ditës së sigurimeve, 1 nëntor, organizoi konferencë për sigurimin bujqësor. Konferenca u organizua së bashku me Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave me qëllim që t’i kushtohet vëmendje bujqësisë si një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Maqedonisë, gjegjësisht t’i kushtohet vëmendje uljes së rreziqeve në bujqësi nëpërmjet shfrytëzimit të sigurimit.

Konferencën e vizituan përfaqësues nga sektori i sigurimeve, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe trupave rregullatore, si dhe përfaqësues të sektorit të bujqësisë.

Në konferencë solemnisht morën fjalën z. Koço Angjushev, Zëvendës Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje të ekonomisë dhe koordinimit me resorët e ekonomisë, z. Lupço Nikollovski, ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe z. Klime Poposki, Kryetar i Këshillit të ekspertëve i Agjencionit të mbikëqyrjes së sigurimeve (video fjalimet në kuadër të njoftimit të Qeverisë së Rrepublikës së Maqedonisë https://www.vlada.mk/node/15674) DSC_0512

Duke marrë parasysh se nëpër botë ekzistojnë zgjidhje të ndryshme, në konferencën e sigurimit bujqësorë, me fjalimet e tyre u paraqitën përfaqësues të më shumë institucioneve udhëheqëse siç janë Shoqëria për menaxhim me pulin e sigurimit bujqësorë (TARSIM) nga Turqia, Shoqëria e sigurimeve nga breshëri (Österreichische Hagelversicherung VVaG – ÖHV) nga Austria, Shoqëria e risigurimit Swis Re nga Zvicra, Shoqëria e risigurimit Polish Re nga Polonia, Qasje në iniciativën e sigurimeve (Access to Insurance Initiative -A2ii) dhe Shoqëria e risigurimit Europa Re nga Zvicra të cilët prezantuan përvojat e tyre në këtë fushë.

Në kuadër të manifestimit u nda edhe një shpërblim dhe një plaketë për veprën kërkimore më të mirë nga fusha e menaxhimit me rrezikun dhe sigurimin në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018 me titull “Anliza e tregut global të mikrosigurimit dhe mundësive për implementimin e tij në Republikën e Maqedonisë”. Qëllimi i këtij punimi është të ngritë ndërgjegjësimin, informimin dhe njohuritë e kompanive të sigurimeve në Maqedoni për konceptin dhe modelet e mikrosigurimit. (shkarko këtu).

20181101_140526Autores znj. Tanja Kamenjarska, ia ndau shpërblimin Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencionit të mbikëqyrjes së sigurimeve, z. Klime Poposki dhe pasoi një pasqyrë e shkurtër reth punimit nga ana e autorit.

 

 

 

 

Linqe nga prezantimet në gjuhën angleze:

  1. Përvoja e sistemit turk për sigurimin bujqësor. z. Nexhati Içer, konsulent teknik, Shoqëria e menaxhimit me pulin e sigurimit bujqësor (TARSIM)
  2. Kornizë e skemave të avansuara për sigurim bujqësor. z. Rajnhard Kerç, anëtar i Këshillit të drejtorëve, Shoqëria e sigurimeve nga breshëri (Österreichische Hagelversicherung VVaG – ÖHV).
  3. Fokusimi në cilësinë e produkteve nga pikëpamja e risigurimit. z. Poll Hamer, ekspert i risigurimit në bujqësi, Swis Re
  4. Elemente kyçe për menaxhimin e portofolave të kulturave bujqësore dhe blegtorisë; Programe për përkrahje me risigurim nga Polish Re. z. Konrad Rojevski, menaxher i produkteve të sigurimeve bujqësore, Polish Re.
  5. Rregullimi i sigurimit bujqësor në funksion të zhvillimit të tij. znj. Teresa Pellanda, Këshilltare, Sekretariati i Qasjes në iniciativën e sigurimeve (A2ii)
  6. Sigurimi i indeksit: sfidat dhe përvojat. znj. Nadica Jovanovska Boškovska, Shef i zyrës së Përfaqësuesit në Maqedoni, Evropa Re
 
Nxënësit e shpërblyer në Konkursin për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës botërore të kursimeve - 31 Tetor dhe Ditës Botërore të Sigurimit - 1 nëntor
E enjte, 01 Nëntor 2018 08:41
Lidhur me konkursin e lartëpërmendur, më poshtë shpallim listën e nxënësve të shpërblyer, sipas kategorive. Kanë arritur shumë vepra dhe me këtë rast falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe i përgëzojmë të shpërblyerit. Ndarja publike e shpërblimeve do të mbahet më 16 nëntor 2018, në hapësirat e Ministrisë së Financave, në orën 13:00.

 Në Konkursin për nxënësit e shkollave fillore me temë "Çka paraqet për mua sigurimi i shtëpisë dhe familjes"...
Lexo ma...
 
U publikua Konkursi i rregullt për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës botërore të kursimeve dhe Ditës botërore të sigurimeve
E mërkurë, 19 Shtator 2018 09:33
Sot, Agjencioni i mbikëqyrjes së Sigurimit (ASO), Ministria e Financave dhe Banka popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), shpallën Konkursin për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, i cili gjatë viteve të kaluara është një aktivitet i përbashkët me rastin e Ditës botërore të kursimit - 31 tetor dhe Ditës botërore të sigurimit - 1 nëntor. Të tre institucionet, bashkërisht marrin pjesë në Trupin Koordinues të institucioneve rregullatore në Maqedoni për...
Lexo ma...
 
Publikim "Menaxhimi i parave me mençuri – Udhëzues për financat personale"
E mërkurë, 23 Maj 2018 00:00
Ky udhëzues i dedikohet publikut të gjerë, me qëllim që në mënyrë të thjeshtë t’ia afrojë konceptet dhe nocionet themelore nga fusha e menaxhimit të financave personale. Gjatë përgatitjes së tij janë bërë përpjekje që ai të jetë i kuptueshëm edhe për brezat e rinj edhe për personat që nuk kanë arsim formal ekonomik, në mënyrë që nëpërmjet tij publiku të informohet se cila është mënyra më e duhur për menaxhimin e mjeteve financiare që të arrihen...
Lexo ma...
 
Takim pune me përfaqësuesit e Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit në Poznanj, R. e Polonisë
E martë, 25 Shtator 2018 08:33
Më 17 shtator 2018, në ambientet e Agjencionit të mbikëqyrjes së sigurimeve, për punonjësit e Agjencionit zhvilloi një ligjeratë Piotr Manikowski, Ph.D., profesor në katedrën e sigurimit, Jacek Lisowski, Ph.D., profesor dhe shef i katedrës së sigurimit, në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Poznanj, R. e Polonisë.

 

 



 

 

Punonjësit e Agjencionit patën mundësinë që nga afër të njihen me karakteristikat e tregut të sigurimeve në R. e Polonisë...
Lexo ma...
 
U nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet organeve rregullatore të Maqedonisë dhe Turqisë për mbikëqyrjen e sigurimit
E martë, 03 Korrik 2018 00:00
Në ceremoninë zyrtare në selinë e Agjensionit të Mbikëqyrjes së Sigurimit, më 2 korrik, Kryetari i Këshillit të ekspertëve z. Klime Poposki dhe nënkryetari i Organit rregullator për Mbikëqyrjen e Sigurimit të Turqisë (Undersecretariat of treasury), Ahmet Genk, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë Memorandum rregullohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe të dhënave në fushën e mbikëqyrjes së sigurimit. Me...
Lexo ma...
 
N J O F T I M
E martë, 15 Maj 2018 15:22

Këshilli i ekspertëve të Agjensionit të Mbikëqyrjes së Sigurimit në seancën e mbajtur më 14 maj 2018 miratoi Vendim për revokimin e licencës për kryerjen e aktiviteteve të sigurimit dhe brokerimit të Kompanisë aksionare të sigurimit dhe brokerimit VIASS Shkup. Subjekti është i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë me NUIS 5777291 dhe NUT 4028003134322

 
« FilloPara12345678910TjetriFund »

Faqe 4 nga 16

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit