|
Me datë 5 Mars të vitit 2010, në zyrat e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në mes Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve të Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga kryetari i Agjencisë z. Klime Poposki dhe Guvernatori i BQK-së z. Hashim Rexhepi. Në takim, të dy u dakorduan për gatishmëri në nxitjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm Memorandumi i mirëkuptimit përcakton parimet kryesore për mbikëqyrjen e sigurimit efektiv në pajtim me Asociacionin Ndërkombëtar për Mbikëqyrësit e Sigurimeve (IAIS) |
Anketë
Raportet e fundit
- + 100 |