Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Në datën 19 prill, 2009, në ambientet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, u zhvillua Ceremonia e Nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve, Maqedoni (ISA) në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve.

Nënshkrimi i memorandumit shërben si bazë bashkëpunimi midis dy institucioneve rregullatore, me qëllim mbrojtjen e interesave të të siguruarve, duke promovuar integritetin, stabilitetin dhe efikasitetin e industrisë së sigurimeve, si dhe duke siguruar një strukturë bashkëpunimi, e cila do të mundësojë rritjen e mirëkuptimit reciprok dhe shkëmbimin e informacionit brenda kuadrit rregullativ të dy vendeve.

Në fjalën e saj, Zj. Elisabeta Gjoni, Kryetare e AMF-së, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes në lehtësimin dhe efektivitetin e mbikëqyrjes së sigurimeve në të dy vendet. Z. Klime Poposki, President i Këshillit të Ekspertëve të ISA-së, në fjalën e tij vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes, sidomos kjo në kushtet aktuale te futjes dhe fuqizimit të kompanive të sigurimit shqiptare që operojnë në tregun e Maqedonisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues nga autoritetet rregullatore të të dy vendeve, përfaqësuesi i lartë i Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë (ministër fuqiplotë), Z. Shenoll Devaja, si dhe drejtues të shoqërive të sigurimit me aktivitet në Shqipëri.
 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit