Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Seminar - Mbikqyrja ne sigurim e bazuar ne rrezik

RMwsАMS ne bashkëpunim me projektin e USAID-it  - Partnere për stabilitet financiar (PSF) organizoi punëtori dy ditore me temë Mbikqyrja në sigurime e bazuar në rrezik , e cila u mbajt ne Holidej In më 3 dhe 4 nëntor 20011.

Kjo punëtori doli si rezultat i bazuar në konkluzionet e konferences (Sfidat në harmonizimin e rregullativës dhe mbikqyrjes vendore të sigurimeve me rregullativen dhe praktikat e Bashkimit Evropian) të mbajtur në Ohër, më 30-31 maj 2011.

Ligjerues në këtë punëtori ishin Holly Bakke (USAID PSF), Nóra Kiss (HFSA - Hungari), Tanja Buhlmann (Gjermani - BaFin), Ivana Petroviç (Serbi – Banka Popullore e Serbisë) dhe Alma Qamo (Shqiperi – konsulent në Bankën Botërore).

Në këtë punëtori morrën pjesë mbi 50 pjesëmarrës, përfaqësues të trupave mbikqyrës të sigurimeve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Sërbia, Hungaria, Kroacia dhe Mali i Zi.

Pjesëmarrësit, gjatë punëtorisë, patën mundësi të dëgjojnë përvoja të vendeve të cilat janë në faza të ndryshme të përdorimit të mbikqyrjes së sigurimeve të bazuar në rrezik, duke filluar nga vendet e rajonit të cilat nuk kanë apo kanë kornizë rregullative jo mjaft të zhvilluar për këtë lloj të mbikqyrjes, e deri tek shtetet në BE të cilat përgatiten për implementimin e direktivës 2009/138/EC (Solvencion (aftësi paguese) II).

Qëllimi i punëtorisë ishte praktik: pjesëmarrësit të përpilojnë një leter drejtuar udhëheqjes ku do të përmenden hapat e duhur me qëllim të futjes së mbikqyrjes së sigurimeve të bazuar në rreziqe.
 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit