|
Festimi i dyvjetorit të Agjecionit për mbikqyrje të sigurimeve |
Agjencioni për mbikqyrje të sigurimeve shënoi dyvjetorin e ekzistimit me një ceremoni të rastit e cila u mbajt në hotelin Stoun Brixh në Shkup. Në këtë eveniment zyrtar qenë ftuar përfaqësues të lartë shtetëror, përfaqësues nga industria e sigurimeve dhe përfaqësues nga institucione dhe trupa të ndryshem me të cilat Agjencioni ka bashkëpunim profesional. Në fjalimin e tij, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikqyrje të sigurimeve, Dr. Klime Popovski, theksoi arritjet e Ajencisë si një trup i pavarur rregullues me një mision themelor që të kujdeset për sigurimin ligjor efikas të tregut të sigurimeve me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të të siguruarve dhe të shfrytëzuesve të shërbimeve nga shoqëritë për sigurim. Gjithashtu, Z. Popovski i theksoi karakteristikat themelore të tregut të sigurimeve në R. e Maqedonisë, apo atë se bëhet fjalë për një treg të vogël i cili ndodhet në fazën e zhvillimit dinamik, me përqëndrim të pranueshëm të subjekteve, me pronësi dominante të ivestitorëve të jashtëm, prej të cilëve numri më i madh janë marka nga Bashkimi Evropian. Sipas zëvendës ministrit dhe ministrit për financa Zoran Stavrevski, i cili morri pjese në këtë eveniment, Agjencia ka arritur që brenda dy viteve të vendoset si një trup rregullues profesional, i pavarur dhe kompetent, i cili e realizon me sukses qëllimin e përforcimit të stabilitetit, efikasitetit dhe konkurrencës në tregun e sigurimeve. - Vërtetim më i mirë për atë se Agjencia ynë për Mbikqyrje është në rrugë të drejtë është vetë raporti i fundit i komisionit Evropian për përparimet e R. së Maqedonisë në të cilin në mënyrë të veçantë theksohet përparimi i treghut të sigurimeve, tha Stavrevski. Gjithashtu, në fjalimin e tij, Z. Stavrevski paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë me përkrahjen e Agjencisë dhe zhvillimin e tregut të sigurimeve dhe në këtë drejtim përmendi sjelljen e ligjit me të cilin do të mundësohet realizimi i projektit për sigurim nga rreziqet nga fatkeqësitë "Evropa RE". Kah fundi i vitit 2012 do të sillet edhe një ligj i ri për sigurime me të cilin do të implementohen plotësisht standardet evropiane për solvencion të shoqerive për sigurime. - Sjellja e këtij ligji do të kontribuojë në ngritjen e besimit në stabilitetin financiar të sektorit të sigurimeve, zvogëlimin nga rreziku i josolvencionimit të shoqërive dhe në paralajmërimin e hershëm deri te mbikëqyrësit e tregut të sigurimeve me qëllim të intervenimit në kohë dhe të parandalimit të pasojave të mëtejshme, tha Stavrevski. Në kuadër të ceremonisë u nda një çmim për punim kërkimor të ri nga fusha e sigurimeve dhe menaxhimit me rrezikun. Një rishikim mbi futjen e kësaj tradite të re prezantoi Prof. Dr. Silvana Mojsovska. anëtare e këshillit të ekspertëve të Agjencisë, me ç'rast theksoi se Agjencia i bashkangjitet tendencës të filluar nga trupat rregullues të tjerë, me qëllim që të stimulohet mendimi shkencor në fushën e sigurimeve.
Në këtë konkurs qenë paraqitur 9 punime shkencore. Çmimi për punim kërkimor të ri nga fusha e sigurimeve dhe menazhimit me rreziqe këtë vit iu nda Milan Elkovskit, për punimin e titulluar Determinantët ekonomik të shpenzueshmërisë të sigurimit të jetës në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, në këtë eveniment Agjencioni promovoi edhe broshurën për tregun e sigurimeve qëllimi i së cilës është ritja e vetëdijes publike mbi rolin e sigurimeve në jetën private dhe shoqërore. Broshura përmban sqarime dhe definim të termineve të caktuara nga fusha e sigurimeve. Në të njëjtën ditë, në hapsirat e Universitetit Evropian Shkup, filloi edhe trajnimi për aktuar në organizim të Agjencisë me çka në të ardhmen do të mundësohet sigurimi i kuadrit të specijalizuar të duhur për nevojat e industrisë së sigurimeve. |
Anketë
Raportet e fundit
- + 100 |