Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Motivi kryesor për këtë program është që të promovojë zhvillimin e sigurimit kundër rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe problemet kohore në tregun e brendshëm, me çka siguruesëve lokal dhe popullatës në përgjithësi do t’ju mundësohet që të blejnë produkte të pranueshme për sigurim nga këto rreziqe, të cilat për momentin nuk gjenden në treg. Për implementimin e SEEC CRIF programit është formuar institucion joprofitabil Evropa Re, e cila është kompani për risigurim nga rreziqet e fatkeqësive, të zotëruara nga disa shtete të Evropës Juglindore, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë.

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve në Republikën e Maqedonisë është bartës i projektit në Republikën e Maqedonisë, dhe për këtë qëllim e formoi grupin të përbërë nga më tepër institucione, përfshirë edhe Bankën Popullore në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të Programit për të siguruar rrezikun e fatkeqësive, Banka Botërore do të përgatit studim për rolin e sektorit bankar në këtë fushë. Të dhënat e bankës janë të nevojshme për të krijuar të kuptuarit e vërtetë të:

  1. Efekti i fatkeqësive natyrore në portofolet e kredive dhe depozitave,
  2. Mënyra se si bankat e identifikojnë dhe vlerësojnë rrezikun nga fatkeqësitë natyrore në drejtim të operacioneve të tyre, dhe
  3. Shkalla e interesit të tyre për lidhjen e prodhimit të tyre me prodhimet e sigurimit, posaçërisht për rreziqet nga fatkeqësitë natyrore dhe problemet kohore.

Në mënyrë që ky studim të përpunohet me sukses ju lutem që pyetësorin e plotësuar, ta dorëzoni më së voni deri më datë 31.01.2012, në formë elektronike te z. Darko Blazhevski (e-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa , tel: +389 2 3254 062), koordinator i grupit punues në Agjencinë e mbikëqyrjes së sigurimeve, tek i cili mund të drejtoheni edhe për pyetje eventuale gjatë plotësimit të pyetësorit.

 

KËRKESË DERI TE BANKAT PËR DORËZIMIN E TË DHËNAVE

PYETËSOR DERI TE BANKAT PËR EVROPA RE

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit