|
Motivi kryesor për këtë program është që të promovojë zhvillimin e sigurimit kundër rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe problemet kohore në tregun e brendshëm, me çka siguruesëve lokal dhe popullatës në përgjithësi do t’ju mundësohet që të blejnë produkte të pranueshme për sigurim nga këto rreziqe, të cilat për momentin nuk gjenden në treg. Për implementimin e SEEC CRIF programit është formuar institucion joprofitabil Evropa Re, e cila është kompani për risigurim nga rreziqet e fatkeqësive, të zotëruara nga disa shtete të Evropës Juglindore, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë. Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve në Republikën e Maqedonisë është bartës i projektit në Republikën e Maqedonisë, dhe për këtë qëllim e formoi grupin të përbërë nga më tepër institucione, përfshirë edhe Bankën Popullore në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të Programit për të siguruar rrezikun e fatkeqësive, Banka Botërore do të përgatit studim për rolin e sektorit bankar në këtë fushë. Të dhënat e bankës janë të nevojshme për të krijuar të kuptuarit e vërtetë të:
Në mënyrë që ky studim të përpunohet me sukses ju lutem që pyetësorin e plotësuar, ta dorëzoni më së voni deri më datë 31.01.2012, në formë elektronike te z. Darko Blazhevski (e-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa , tel: +389 2 3254 062), koordinator i grupit punues në Agjencinë e mbikëqyrjes së sigurimeve, tek i cili mund të drejtoheni edhe për pyetje eventuale gjatë plotësimit të pyetësorit.
|
Anketë
Raportet e fundit
- + 100 |