|
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar se duke filluar nga data 1 nëntor, të vitit 2013, do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar. Trajnimi i aktuarëve përbëhet nga lëndët e mëposhtme:
Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të hyj në provim më së shumti dy herë dhe në qoftë se dy herë nuk e kalon provimin i humbet e drejta të vazhdojë trajnimin. Ligjëratat do të mbahen gjatë javës, e pastaj vijon provimi, më së voni një muaj nga dita e mbarimit të ligjëratave për lëndën e caktuar. Kompensimi për ndjekjen e trajnimit (detyrimisht për të gjithë 15 provimet) është në shumë prej 120.000,oo (njëqind e njëzet mijë) denarë. Fletëpagesa për kompensimin e paguar duhet të përmbajë të dhënat në vijim: QËLLIMI I PAGESËS: Trajnimi dhe provimi profesional për aktuar të certifikuar EMRI I PRANUESIT: Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve - Shkup
|
Anketë
Raportet e fundit
- + 100 |