Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Struktura organizative

Rregullore mbi organizimin dhe sistemimin e vendeve të punës në
Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve

 

Organ drejtues i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve është Këshilli i Ekspertëve i përbërë nga kryetari dhe katër anëtarëve.

 

Aktivitetet e Agjencisë kryen brenda departamenteve të mëposhtëme:

  • Departamenti i Rregullores dhe i Liçencimit
    • Njësiti i Rregullores
    • Njësiti i Liçencimit
  • Departamenti i Mbikëqyrjes
    • Njësiti i Mbikëqyrjes në Teren (on-site)
    • Njësiti i Mbikëqyrjes Indirekt ( off-site )
    • Njësiti për Çështje Aktuaristike dhe Statistikore
    • Njësiti për Zhvillim dhe Hulumtim
  • Departamenti për Çështjet e Përgjithshme dhe Administrative
    • Njësiti për Çështje Ligjore dhe Administrative
    • Njësiti për Çështje Financiare dhe Kontabilitet
    • Njësiti i Informatikës
  • Njësiti i Pavarur i Revizionit të Brendshëm
  • Njësiti i Pavarur për çështjet që lidhën drejtpërdrejt me Këshillin e Ekspertëve dhe Kryetarin e Këshillit të Ekspertëve ( Zyra e këshillit të ekspertëve)

 

Departamenti i Rregullores dhe Liçencimit, rregullon çështjet që kanë të bëjnë me: ndjekjen e legjislacionit ndërkombëtar dhe rajonal dhe përgaditjen e kërkesave për ndryshime dhe plotësime të legjislacionit në fushën e sigurimeve në Republikën e Maqedonisë; përgaditjen e akteve nënligjore në fushën e sigurimeve, përgaditjen e akteve ( vendime, aktvendime, lejeve, liçencave, miratimeve, etj) të cilat mundë të jenë kërkesa të miratura ose të hedhura poshtë ndaj personave fizik dhe personave juridik për të kryer punë në fushën e sigurimeve; përgaditjen e raporteve dhe analizave e fushëveprimit të vet dhe kryerjen e aktiviteve të tjera të përcaktuara nga Këshilli i Ekspertëve dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve.

 

Departamenti i Mbikëqyrjes kryen punët që kanë të bëjne me inspektimin në teren dhe inspektimin nga mbrenda të shoqërive të sigurimit të cilat kryejnë veprimtarinë e sigurimit në kornizën e disa klasave ose të të gjithë klasave të sigurimit në grupin e sigurimit të jo-jetës dhe jetës, shoqërive ndërmjetësuese në sigurim, shoqërive përfaqësuese në sigurim, ndërmjetësueseve në sigurim, përfaqësueseve në sigurim, aktuarëve dhe Byrosë Nacionale në Sigurim. Propozon masa ndëshkuese të mbikëqyrjes në pajtim me Ligjin dhe aktet nënligjore, kontrollon punën e aktuarëve, përgaditë proçesverbale, raporte dhe anilza nga inspektimi i realizuar në teren dhe nga brenda, përgaditë analiza aktuaristike dhe mendime në bazë të inspektimit të realizuar, kryen analiza për tregun e sigurimit dhe kryerjen e aktiviteve të tjera të përcaktuara nga Këshilli i Ekspertëve dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve.

 

Departamenti për Çështjet e Përgjithshme dhe Administrative rregullon çështjet që kanë të bëjnë me: përgaditjen e akteve të përgjithshme për statusin e Agjencisë dhe statusin e të punësuarve në Agjencion, nevojën e sigurimit të mjeteve për punë dhe distribuimin e tyre, mbajtjen e financave dhe kontabilitetit e Agjencionit si dhe mirëmbajtjen e sistemit të informatikës në Agjencion.

 

Njësiti i Pavarur i Revizionit të Brendshëm rregullon çështjet që kanë të bëjnë me: planifikimin, organizimin dhe kryerjen e revizionit të brendshëm në përputhje me rregullat ligjore, me standarte ndërkombëtare të revizionit të brendëshëm dhe në bazë politikave të revizionit të krijuara nga Agjencioni, përgaditjen e programeve të veçanata për çdo kontroll, hartimin dhe përgaditjen e dokumentacionit adekuat dhe përgaditjen e çdo informacioni nga kontrollet e kryera, i cili do të dorzohet në Këshill të Ekspertëve, inicimin e ndryshimit të rregulloreve të përgjithshme për funksionimin e Agjencisë dhe çështjeve tjera në fushën e revizionit, të cilat janë në përgjegjësinë e Njësitit dhe Agjencionit.

 

Njësiti i Pavarur për çështjet që lidhën drejtpërdrejt me Këshillin e Ekspertëve dhe Kryetarin e Këshillit të Ekspertëve (Zyra e këshillit të ekspertëve) kryen punë të cilat janë të lidhuara drejpërdrejtë me punën e Këshillit të Ekspertëve dhe Kryetarin e Këshillit të Ekspertëve, puneve protokollare, përgaditjen e njoftimeve dhe informacione rreth aktivitetve të tyre, bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet mbikëqyrëse kompetente në vend dhe jashtë vendit, organizimin e takimeve dhe komunkimin me mediat, rishikimin dhe propozimin e masave për iniciativa, organizimin e mbledhjeve së Këshillit të Ekspertëve dhe monitorimin e zbatimit të akteve të miratuara nga Këshilli i Ekspertëve dhe Kryetari Këshillit të Ekspertëve.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit