Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Organizimin e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar se duke filluar nga data 3 Nëntor, të vitit 2014, do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.
Trajnimi i aktuarëve përbëhet nga lëndët e mëposhtme:
1. Propabiliteti dhe statistika
2. Matematika financiare
3. Modelimet stohastike
4. Ekonomi
5. Modelet e përjetimeve
6. Matematika I e aktuaristikës
7. Matematika II e aktuaristikës
8. Menaxhimi i fondeve investive
9. Sigurimi i jetës
10. Sigurimi jo jetë
11. Sigurimet shoqërore dhe pensionale
12. Sigurimi shëndetësor
13. Kontabiliteti në sigurime
14. Kuadri ligjor që ka të bëj me sigurimet
15. Etika dhe profesionalizmi

 

Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të hyj në provim më së shumti dy herë dhe në qoftë se dy herë nuk e kalon provimin i humbet e drejta të vazhdojë trajnimin. Ligjëratat do të mbahen gjatë javës, e pastaj vijon provimi, më së voni një muaj nga dita e mbarimit të ligjëratave për lëndën e caktuar.
Te gjithë kandidatët e interesuar, munden të parashtrojnë fletëparaqitje për të ndjekur trajnimin në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve, në adresën që vijon: Rr. Vasil Gllavinov nr. 12, TCC Pllaza, kati i 2-të (në arkiv), më së voni deri më datë 15 Shtator, të vitit 2014 çdo ditë pune nga ora 08:30 deri 16:30.
Kandidatët fletëparaqitjes duhet ti bashkëngjisin:
1. Dëshmi për përgatitje sipërore profesionale (në origjinal, ose të vërtetuar në noter)
2. Provë për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnim për pjesëmarrje në provim
3. Letërnjoftim (Pasaportë - për shtetasit e huaj) në dispozicion
Kompensimi për ndjekjen e trajnimit (detyrimisht për të gjithë 15 provimet) është në shumë prej 120.000,oo (njëqind e njëzet mijë ) denarë.
Fletëpagesa për kompensimin e paguar duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
QËLLIMI I PAGESËS: Trajnimi dhe provimi profesional për aktuar të certifikuar
EMRI I PRANUESIT: Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve - Shkup
BANKA E PRANUESIT: Stopanska Banka SH.A.- Shkup
LLOGARIA BANKARE: 200002007041251

Në qoftë se, Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve vlerëson se nuk ka paraqitje të nevojshme të kandidatëve për ndjekjen e trajnimit, Agjencia nuk do të organizojë trajnim.
Fletëparaqitja për ndjekjen e trajnimit mund të merret në Arkivin e Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve ose në mënyrë elektronike në faqen e intrentit të Agjencisë www.aso.mk

Para dorëzimit të aplikimit të lartpërmendur për të ndjekur trajnimin e provimit për aktuar të na kontaktoni në numrat e telefonit në vijim: 02 3254 070 dhe 02 3254 066, për informacione më të detajuara në lidhje për trajnimin.

Më shumë informacion për trajnimin dhe marrjen e lejes për punë si aktuar të certifikuar mund të gjeni në faqen e internetit të Agjencisë( www.aso.mk > Legjislacioni > Aktet nënligjore) në Rregulloret e mëposhtme:
- Rregullore për mënyrën e kryerjes së provimit për të marrë leje pune si aktuar i certifikuar ( Gazeta zyrtare e RM-së 119/2011),
- Rregullore për dokumentacionin e nevojshëm për të marrë lej pune si aktuar i certifikuar ( Gazeta zyrtare e RM-së 119/2011).

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit