Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

20150227_103214Më datë 02.03.2015, në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë u mbajt një takim pune me temë: Përforcimi i ndikimeve potenciale të fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale. Takimi i punës u ndoq nga anëtarët e bordeve të bankave dhe personave përgjegjës për menaxhimin e rrezikut në banka.

Takimi i punës u organizua si një projekt i përbashkët i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (AMS), në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e rreziqeve për bankat, si edhe për të gjithë sistemin financiar të vendit, që rrjedhin nga rreziqet katastrofale dhe moti i keq, në kushte të mungesës së mekanizmave të mjaftueshme për zbutjen e tyre.

Fjalim hyrës në takimin e punës kishin znj. Milica Arnaudova Stojanovska, drejtor i Sektorit të mbikëqyrjes, rregullores bankare dhe stabilitetit financiar pranë BPRM dhe z. Klime Poposki, kryetar i Këshillit të ekspertëve në ASO.

20150227_112909

Prezantuesit në takimin e punës ishin përfaqësues nga Evropa Re, znj. Marijana Lemiq Saramandiq - drejtor për Maqedoninë dhe Serbinë, znj. Alma Qamo - drejtor për Shqipërinë dhe z. Andrej Gjokiq- përgjegjës për marrëdhëniet me publikun.

Në takimin e punës  iu kushtua vëmendje nivelit të ulët të penetrimit për sigurimin e pronës dhe të fatkeqësive natyrore në vend, si dhe ndikimi i mundshëm i fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale dhe sistemit financiar të vendit. Gjithashtu është shikuar roli i sigurimit ndaj fatkeqësive  të rrezikut, si një mekanizëm për të zbutur efektet e rreziqeve nga fatkeqësitë që mund të kenë bankat komerciale dhe konsumatorët e tyre, përmes shembujve nga vendet evropiane.

Në fund u theksua roli i Evropa Re në ngritjen e ndërgjegjes së konsumatorëve dhe bizneseve në lidhje me ndikimin e fatkeqësive natyrore dhe zhvillimin e sigurimit nga rreziqet katastrofale në rajon përmes modelit të sigurimit të zhvilluara nga Evropa Re.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit