Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Çmime për fëmijë, me krijimet më të mira për sigurimin dhe kursimin

DSC_0857

Shkup, 4 dhjetor 2015 (AMI) – Ministria e Financave, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve, sot i ndanë çmimet për krijimet më të suksesshme në artin figurativ dhe letrar të paraqitura në konkurs me rastin e Ditës së Kursimit – 31 Tetori. Çmimet i ndau Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, Guvernatori i BPRM Dimitar Bogov dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve, Klime Poposki.

Në konkurs kanë arritur 310 krijime, nga të cilët 51 janë krijime letrare dhe 259 vepra të artit figurativ. Konkursi është në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e nivelit të vetëdijes së përgjithshme për edukim financiar, përfshirje dhe arsimimin e popullsisë, veçanërisht të të rinjve. Sipas organizatorëve, të tre institucionet, bëhet fjalë për ide kreative dhe inovative të fëmijëve lidhur me kursimin dhe sigurimin. Diploma dhe çmime në para fituan 12-të më të suksesshmit, ndërkaq u ndanë edhe mirënjohje për shkollat të cilat morën pjesë në Konkurs.

 

                                                                                                                                             më shumë..

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit