|
Shkup, 4 dhjetor 2015 (AMI) – Ministria e Financave, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve, sot i ndanë çmimet për krijimet më të suksesshme në artin figurativ dhe letrar të paraqitura në konkurs me rastin e Ditës së Kursimit – 31 Tetori. Çmimet i ndau Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, Guvernatori i BPRM Dimitar Bogov dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve, Klime Poposki. Në konkurs kanë arritur 310 krijime, nga të cilët 51 janë krijime letrare dhe 259 vepra të artit figurativ. Konkursi është në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e nivelit të vetëdijes së përgjithshme për edukim financiar, përfshirje dhe arsimimin e popullsisë, veçanërisht të të rinjve. Sipas organizatorëve, të tre institucionet, bëhet fjalë për ide kreative dhe inovative të fëmijëve lidhur me kursimin dhe sigurimin. Diploma dhe çmime në para fituan 12-të më të suksesshmit, ndërkaq u ndanë edhe mirënjohje për shkollat të cilat morën pjesë në Konkurs. Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski theksoi se qëllimi është që të rinjtë që nga mosha e hershme të mësohen me bazat financiare të cilat do t’u nevojiten dhe të cilat do t’i hasin dhe do t’i përdorin më tutje gjatë jetës. - Fëmijët të mësojnë se si të menaxhojnë me buxhetin, ashtu siç përpiqemi ne të menaxhojmë me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë në bazë më të madhe, por koncepti është i njëjtë, se doemos duhet me nikoqirllëk të të disponojnë me paratë dhe të menaxhohet me to në atë mënyrë e cila do të sigurojë të njëjtat të shfrytëzohen për nevojat më të rëndësishme. Megjithatë, paraprakisht, që të arrihet kjo duhet t’i posedosh, ndërkaq që t’i posedosh duhet të kursesh dhe gjithashtu edhe të jesh i siguruar sepse jeta ka rreziqet e veta, tha Stavreski. Ai potencoi se fëmijët janë ardhmëria jonë dhe se nëse e fitojnë këtë edukim dhe njohuri, në moshën e hershme, e ardhmja e këtillë do të jetë më e mirë, duke përfshirë edhe financat. Sipas tij, fëmijët, përmes këtij Konkursi, ia dolën që një temë kaq serioze ta shndërrojnë në krijime të hareshme dhe gazmore, përmes vizatimeve dhe ilustrimeve. Është me rëndësi, i porositi ai, të mësoni mirë, njëkohësisht të jeni kureshtarë dhe kreativ, të lexoni vazhdimisht dhe të fitoni njohuri të reja në tema nga më të ndryshmet, jo vetëm nga librat shkollorë, por edhe nga burime të tjera. Sipas Guvernatorit Bogov, fokusi i aktiviteteve është vënë mbi të rinjtë, sepse ata në të ardhmen do të jenë bartës të ekonomisë. - Ata do të jenë pronarë të ardhshëm të firmave, sipërmarrës, bankierë, drejtorë dhe sa më shumë të mësojnë në arsimin e tyre aq më të mirë do të jenë në të ardhmen, tha Bogov. Ai potencoi se qëllimi është të kemi qytetarë të cilët do të kenë më shumë njohuri për atë se si menaxhohet me paratë dhe cilat janë rreziqet të cilët na përcjellin vazhdimisht gjatë punës me paratë dhe me institucionet financiare, meqë qytetarë të informuar janë ata të cilët dinë të marrin vendime të mira. Klime Poposki nga Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimive theksoi se edukimi i hershëm financiar është jashtëzakonisht i rëndësishëm. - Ne, si institucione kryesore kujdesemi për edukimin e hershëm financiar i cili nënkupton investim afatgjatë për mbarë shoqërinë dhe shtetin, tha Poposki. Mes tjerash, informoi se Agjencia dy vjet radhazi promovon instrumente këshillëdhënëse edukative në drejtim të edukimit dhe nxënies së fëmijëve. Ai paralajmëroi se planifikojnë për çdo vit të promovojnë nga një material informativ.
|
Anketë
Raportet e fundit
- + 100 |