Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Trupi koordinativ i institucioneve rregullatore, sa i përket edukimit financiar në Republikën e Maqedonisë, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Bankës Popullore, Ministrisë së Financave, Komisionit të Letrave me Vlerë, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional  edhe këtë vit, tanimë tre vjet rresht, e shënon Javën Globale të Parave brenda periudhës kohore nga data 14 deri më 20 mars të vitit 2016.

Java Globale e Parave organizohet në nivel botëror nga viti 2012, në kuadër të së cilës organizohen mbi 3000 aktivitete, në të cilat përfshihen mbi 5,6 milionë fëmijë dhe të rinj në më shumë se 124 vende dhe njëkohësisht në to punojnë 962 organizata dhe institucione. Kjo iniciativë globale e ngritë vetëdijen tek të rinjtë përmes mësimit për atë se si funksionojnë paratë, duke e përfshirë kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Çdo vit të rinjtë bisedojnë, lexojnë dhe mësojnë për sistemet ekonomike dhe financiare përmes aktiviteteve të ndryshme që i implementojnë institucionet shtetërore. Qëllimi i Organizatës Ndërkombëtare për Edukimin Financiar të Fëmijëve dhe Rinisë është t’i stimulojë të rinjtë të investojnë në ardhmërinë e tyre, duke e theksuar rëndësinë e edukimit të hershëm financiar, me ç’rast do t’u ndihmojë të vetëdijesohen për të drejtat e tyre financiare, do t’ua lehtësojë qasjen deri te shërbimet financiare dhe do t’i zhvillojë aftësitë e tyre financiare. Tema e sivjetshme e Javës Globale të Parave është: “Merr pjesë, kurse me zgjuarsi!”, me synim që të rinjtë të mësojnë të kursejnë për ardhmërinë e tyre.

 Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe institucionet e tjera, përfaqësuesit e të cilave e përbëjnë trupin koordinativ, do të mbajnë ligjërata për pjesëmarrësit nga shkollat fillore dhe të mesme të Maqedonisë, përmes së cilave më për së afërmi do të njoftohen me paratë, rëndësinë e tyre, shkëmbimin, historikun, përpunimin, pastaj me kursimin, inflacionin, politikat monetare dhe ngjashëm.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit