Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Ministria e Financave dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ndan çmime për krijime më të suksesshme figurative dhe letrare të paraqitura në Konkursin me rastin e Ditës së kursimit – 31 Tetori. Çmimet i ndau Ministri i Financave Kiril Minoski, Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve pranë Agjencisë së Supervizionit të Sigurimeve, Klime Poposki.

Konkursi u ishte dedikuar fëmijëve dhe të rinjve nga shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, në temë: “Unë di të kursej” dhe “Çka do të thotë për mua sigurimi i shtëpisë dhe familjes”. Në konkurs aplikuan 402 krijime, ndërsa 15 krijimet më të mira fituan diploma dhe shpërblime në para.  44 pjesëmarrësve dhe shtatë shkollave iu ndan Lëvdata.

Konkursi u shpall për herë të tretë dhe është pjesë e aktiviteteve që i ndërmerr Ministria e Financave, Banka Popullore dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve për ngritjen e vetëdijes financiare dhe edukimin e popullatës dhe veçanërisht edukimin e rinisë.

Ministri Minoski, theksoi se gjeneratat e reja mësojnë dhe edukohen për vlerat e mirëfillta në jetë, dhe se në jetë mund të arrihet sukses vetëm me punë, me përkushtim dhe kursim.

“Në Ministrinë e Financave, falë këtyre vlerave, kujdesemi për mjetet financiare të të gjithë qytetarëve të RM. Këto mjete i shpërndajmë në mënyrë adekuate, me qëllim që të mund të investojmë në arsim, shërbimet shëndetësore, kulturë, sport dhe në të gjitha fushat e nevojshme për funksionimin e një shteti.” – tha Minoski.

Guvernatori Bogov, theksoi se punohet në mënyrë intensive në këtë fushë në mënyrë që të ngritet dija, jo vetëm e më të rinjve, por e të gjithë popullatës meqë, nga dija që e posedojnë shfrytëzuesit e shërbimeve financiare, varet shumë se si do të jetë puna e shfrytëzuesve dhe ofruesve të shërbimeve financiare.

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve, Klime Poposki, mes tjerash, tha se hulumtimi i OECD tregon se prej 2.2 miliardë të rinj në botë, vetëm 10 për qind e tyre kanë qasje në edukimin financiar, e që dëshmon se ka nevojë që të punohet në këtë temë.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit