Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Iu nda çmimi Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve

PFZ_6620   

Më datë 17 shkurt në mënyrë solemne dhe dinjitoze Dhoma Ekonomike e Maqedonisë, si biznes asociacioni më i vjetër dhe me numër më të madh në vend, e shënoi 95 vjetorin e ekzistimit dhe funksionimit të vet. Në këtë manifestim, si partner i Dhomës u ftua edhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Në frymë bashkëpunimi, në prezencë të përfaqësuesve me renome nga biznesi, shkenca dhe nga biznes – asociacionet u organizua tryezë e rrumbullakët me temë: “Pozicioni i vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare – përparësitë dhe mangësitë”. Të pranishmit patën mundësi të dëgjojnë debate dhe diskutime interesante.

 

 

 

 

 

 

 

 

     

Në kuadër të manifestimit, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve iu nda çmimi për partner më të mirë të Dhomës Ekonomike të Maqedonisë nga institucionet shtetërore për vitin 2016. Ky është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të deritanishëm midis dy institucioneve dhe njëkohësisht nënkupton stimulim të mirë për bashkëpunim të suksesshëm në vijim.

PFZ_5656

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit