|
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgaditjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë, si dhe afirminin e profesionistëve të rinj, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jep çmim vjetor në vitin 2018 për kërkim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë. Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve është në vlerë prej 80.000,00 denarë. Në kërkimin studimor i patjetërsueshëm është shqyrtimi i ekonomisë së Republikes së Maqedonisë me temë adukuate. Kërkimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstrakte, bibliografia dhe anekset) si dhe rekomanduese është që të ketë strukturë standarte të kërkimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët më poshtë: - Abstraktet; - Shqyrtimin e literaturës së konsultuar nga fusha e cila hulumtohet; - Përshkrimin e metodave të kërkimit të përdorura në punën kërkimore; - Analiza; - Përceptimet përmbyllëse; - Bibliografia. Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë deri në moshë tridhjete e pesë vjeç, gjegjësishtë deri në ditën e dhënies së çmimit me datë 1.11.2018 pjesëmarrësit nuk duhet t’i kënë mbushur tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit të cilët kanë titull doktor shkence deri në datën e dorëzimit të kërkimit studimor nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
|
Anketë
Raportet e fundit
- + 100 |