Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

korica

Ky udhëzues i dedikohet publikut të gjerë, me qëllim që në mënyrë të thjeshtë t’ia afrojë konceptet dhe nocionet themelore nga fusha e menaxhimit të financave personale. Gjatë përgatitjes së tij janë bërë përpjekje që ai të jetë i kuptueshëm edhe për brezat e rinj edhe për personat që nuk kanë arsim formal ekonomik, në mënyrë që nëpërmjet tij publiku të informohet se cila është mënyra më e duhur për menaxhimin e mjeteve financiare që të arrihen qëllimet e dëshiruara. Më konkretisht, udhëzuesi sjell shpjegim për atë se si mund të menaxhohen paratë me mençuri, si të përgatiten plane financiare dhe të monitorohet realizimi i tyre, si të bëheni të kujdesshëm dhe të mos stërngarkoheni me borxhe financiare, si t’i shfrytëzoni me kujdes fondet e marra me kredi dhe kartelat kreditore dhe rregullisht të shlyeni detyrimet etj. Në të njëjtën kohë, udhëzuesi shpjegon edhe rolin e produkteve dhe shërbimeve bankare, investimeve financiare, sigurimit dhe daljes në pension. Janë përfshirë edhe investimet bazike financiare dhe janë dhënë shpjegime edhe për dallimet midis depozitave bankare dhe investimeve në letrat me vlerë etj.

Ky publikim paraqet materialin e pare gjithpërfshirës të shkruar për edukimin financiar në Republikën e Maqedonisë dhe i njëjti është përgatitur nga institucionet rregullatore – anëtarë të Trupit Koordinues për Edukim Financiar. Pritet që ky udhëzues të kontribuojë në edukimin më të madh të individëve dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë në menaxhimin e financave personale.

Agjensioni i Mbikëqyrjes së Sigurimit vazhdon me veprimtarinë e tij në të njëjtin drejtim në zbatimin e aktiviteteve të vazhdueshme të zhvillimit të tregut të sigurimit dhe në ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për edukim më të madh financiar dhe përfshirje. Në kuadër të paraqitjeve të tij publike, punëtorive, vizitave të organizuara, Agjenisoni do të promovojë Udhëzuesin për edukim financiar.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit