1. Sigurimi i aksidenteve (përfshirë plagosjet industriale dhe sëmundjet profesionale) mbulon:

1.1 pagesën e menjëherëshme në mjete monetare të shumës totale, të rënë dakord për kompensimin e dëmit;

1.2 pagesën me këste në mjete monetare të shumës totale, të rënë dakord për kompensimin e dëmit;

1.3 kombinimin e1.1 dhe 1.2;

1.4 pagesën ndaj plagosjeve, çrregullimeve shëndetësore ose vdekjes së pasagjerëve.

 

2. Sigurimi i sëmundjeve mbulon:

2.1 të ardhura fikse financiare nga paaftësia shëndetësore;

2.2 rimbursimin e shpenzimeve të trajtimit spitalor;

2.3 kombinimin e 2.1 dhe 2.2.

 

3. Sigurimi i mjeteve tokësore (të ndryshme nga ato që lëvizin mbi shina) mbulon dëmtimet ose humbjet nga:

3.1 mjetet tokësore motorike;

3.2 mjetet tokësore jomotorike.

 

4. Sigurimi i mjeteve lëvizëse mbi shina mbulon dëmtimet ose humbjet nga mjetet lëvizëse mbi shina.

5. Sigurimi i avionëve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga mjetet ajrore.

6. Sigurimi i anijeve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga:

6.1 anijet lumore dhe të kanaleve;

6.2 anijet e liqeneve;

6.3 anijet detare.

 

7. Sigurimi i mallrave në transport (përfshirë mallra, bagazhe dhe të gjitha llojet e tjera të sendeve) mbulon të gjitha dëmtimet ose humbjet e mallrave gjatë transportit ose bagazhet, pavarësisht nga mënyra e transportit.

 

8. Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës mbulon dëmtimin ose humbjen e sendeve (të ndryshme nga ato të përfshira në pikat 3, 4, 5, 6 dhe 7), të shkaktuara nga:

8.1 zjarret;

8.2 shpërthimet;

8.3 stuhitë;

8.4 forcat e natyrës;

8.5 energjia nukleare;

8.6 shkarja e tokës

 

9. Sigurimi i dëmtimeve të tjera të pasurisë mbulon të gjitha dëmtimet ose humbjet në pasuri (të ndryshme nga ato që përfshihen në pikat 3, 4, 5, 6 dhe 7) kur dëmi është shkaktuar nga breshëri ose nga ngrica dhe çdo ngjarje e tillë, si vjedhja, të ndryshme nga ato të përmendura në pikën 8.

 

10. Sigurimi i përgjegjësive civile nga përdorimi i automjeteve mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i automjeteve mbi tokë (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit).

11. Sigurimi i përgjegjësive civile nga përdorimi i avionëve mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i avionëve (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit).

12. Sigurimi i përgjegjësive civile për anijet (detare, të liqeneve dhe të lumenjve, si dhe ato të kanaleve) mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i anijeve ose barkave (anije të vogla), që lundrojnë në det, liqene, lumenj dhe kanale lundrimi (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit).

13. Sigurimi i përgjegjësive civile të përgjithshme mbulon të gjitha përgjegjësitë, përveç atyre të përmendura në pikat 10, 11 dhe 12.


14. Sigurimi i kreditit mbulon:

14.1 rrezikun e mospagesës për shkak të paaftësisë paguese ose rrethanave të tjera;

14.2 kreditë e eksportit dhe rreziqe të tjera që shoqërohen me eksportin, tregtinë dhe investimet brenda dhe jashtë vendit;

14.3 kreditë e shlyera me këste;

14.4 kreditë hipotekore dhe huatë Lombard;

14.5 kreditë bujqësore;

14.6 kredi të tjera.

 

15. Sigurimi i garancive mbulon:

15.1 garancitë e drejtpërdrejta;

15.2 garancitë e tërthorta.

 

16. Sigurimi i humbjeve të ndryshme financiare mbulon humbjet financiare të shkaktuara si pasojë e:

16.1 rrezikut në punësim;

16.2 pamjaftueshmërisë së të ardhurave (e përgjithshme);

16.3 motit të keq;

16.4 humbjes së të ardhurave;

16.5 shpenzimeve të përgjithshme të paparashikuara;

16.6 shpenzimeve tregtare të paparashikuara;

16.7 humbjes së vlerës në treg;

16.8 humbjes nga qiratë ose të ardhurat;

16.9 humbjes indirekte nga tregtimi, të ndryshme nga ato të përmendura më sipër;

16.10 humbjeve financiare (të tjera nga ato tregtare);

16.11 llojeve të tjera të humbjeve financiare.

 

17. Sigurimi i mbrojtjes ligjore mbulon:

17.1 shpenzimet për shërbimet ligjore dhe ato gjyqësore.

 

18. Sigurimi i asistencës (ndihmës) mbulon:

18.1 ndihmën për personat që kanë vështirësi gjatë udhëtimeve ose në raste të tjera të largësisë nga shtëpia ose vendbanimi i përhershëm.

 

19. Sigurim jete - vdekje mbulon:

19.1 sigurimin për mbijetesë deri në një moshë të caktuar, sigurimin për vdekjen, sigurimin për mbijetesë deri në një moshë të caktuar ose për vdekje të parakohshme, sigurimin e jetës me kthim të primeve.

 

20. Sigurim martese - lindje mbulon:

20.1 shpenzimet që shoqërojnë martesën ose lindjen e fëmijëve.

 

21. Sigurim jete i lidhur me fonde të investimeve mbulon:

21.1 sigurimin e jetës, të lidhur me aksione në fondet e investimeve, ku i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit në lidhje me vlerën e aksioneve ose letrave të tjera me vlerë.

 

22. Sigurimi i administrimit të fondeve kolektive mbulon:

22.1 sigurimin e individëve të bashkuar për qëllime të kapitalizimit të kontributeve të tyre dhe shpërdarjes së aktiveve në raport me fondet e akumuluara midis personave që kanë arritur një moshë të caktuar (të mbijetuarve) ose midis përfituesve të sigurimit, në rast vdekjeje të personave të siguruar.

 

23. Sigurimi i fondeve për pagesa, i cili mbulon sigurimin e jetës së bazuar në llogaritjet aktuariale, sipas së cilës, në këmbim të një pagese të vetme ose periodike, të rënë dakord paraprakisht, i siguruari dëmshpërblehet për periudhën e caktuar dhe shumën përkatëse.