Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave, Agjencia për mbikqyrje të sigurimit penzional financiar kapital dhe Komisioni për letra me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha anëtare të Trupit koordinativ për edukim financiar dhe inkluzion financiar, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në lëminë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar.

Bashkëpunimi ndërmjet nënshkruesve, në pajtim me Memorandumin, ka pë qëllim ta ngrisë vetëdijen te popullata për nevojën nga edukimi financiar në përditshmërinë bashkëkohore dinamike që na rrethon, si dhe të shqyrtohen përparësitë nga inkluzioni financiar. Me Memorandumin pritet se do të përmbushen qëllimet vijuese:

- Përmes vizionit të integruar, realizimit të projekteve arsimore dhe përpjekjeve të përbashkëta të nënshkruesve, pritet që të kontribuohet drejt ngritjes së nivelit të edukimit financiar të popullatës dhe si rezultat i kësaj edhe përmirësimi i cilësive dhe aftësia për sjelljen e vendimeve të përmbajtura financiare në praktikë;

- Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi duhet të mundësojë ngritjen e nivelit të inkluzionit financiar, përmes përforcimit të të gjitha aspekteve të qasjes, shfrytëzimit, efikasitetit dhe informimit më të mirë për shërbimet financiare në vend, si dhe informim adekuat për të drejtat e konsumatorëve në sektorin financiar. Përforcimi i edukimit financiar dhe përmirësimi i inkluzionit financiar duhet të mundësojnë optimizimin e shërbimeve që i ofron sistemi financiar, për shkak të përkrahjes së rritjes ekonomike dhe të mirës së përgjithshme shoqërore;

- Gjithashtu, përmes këtij memorandumi nxiten, planifikohen dhe realizohen aktivitete për bashkëpunim në plan rajonal dhe ndërkombëtar me organizata tjera dhe institucione në lëminë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar.

Në pajtim me përpjekjet dhe përmbushjen e qëllimit të Memorandumit, nënshkruesit janë të pajtueshëm të marrin pjesë në aktivitetet vijuese:

- Nxitjen e bashkëpunimit me institucionet kompetente në vend në lëminë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar;

- Ndërmarrjen e iniciativave deri te institucionet kompetente për aktivitete që do ta përkrahin edukimin financiar dhe inkluzionin financiar të popullatës së Republikës së Maqedonisë;

- Përgatitjen e dokumenteve strategjike nga lëmia e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar;

- Definim, propozim dhe pjesëmarrje në projekte dhe aktivitete të përbashkëta, për përmirësimin e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar në vend;

- Definim, propozim dhe pjesëmarrje në projekte në bashkëveprim me sektorin privat, në pajtim me fushëveprimin e aktiviteteve të nënshkruesve veç e veç;

- Zbatimin e praktikave më të mira dhe sugjerimeve të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve;

- Organizim dhe realizim të anketave, si dhe ndjekje të të dhënave të disponueshme për nivelin e edukatës financiare dhe kyçjes financiare në vend;

- Organizimin e trajnimeve punuese, seminareve dhe lloje tjera të trajnimeve për shkak të ngritjes së edukatës financiare në vend;

- Bashkëpunim në lëminë e ndjekjes së inovacioneve financiare dhe përgatitjen për zbatim të mundshëm të tyre në vend, si dhe edukim financiar adekuat dhe ndjekje të inkluzionit financiar të popullatës në lëminë e inovacioneve financiare;

- Promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në lëminë e edukimit financiar dhe kyçjes financiare dhe

- Shkëmbimin e informatave nga lëmia e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar për projektet individuale të çdo nënshkruesi me nënshkruesit tjerë.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit