Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve në kuadër të misionit dhe vizionit të tyre në vazhdimësi realizon aktivitete nga sfera e edukimit financiar dhe kontribuon në ndërtimin e dijes financiare jo vetëm të popullatës së re, por edhe të popullatës më të moshuar.

Në kuadër të Javës globale të parasë, këtë vit Agjencia  realizoi numër të madh të aktiviteteve në mënyrë vetanake, si dhe bashkërisht me anëtarët e Trupit koordinues për edukimin financiar dhe inkluzivitetin financiar, për ngritjen e vetëdijes për dijeni më të madhe financiare, ndërsa në veçanti me fokus në rolin e sigurimeve dhe mbikqyrjes.

Hapësirat e Agjencisë ishin të hapura për vizitë të nxënësve nga më shumë shkolla fillore dhe të mesme (“Strasho Pinxhur” - Koçan, “Faik Konica” – Gostivar”, “Shën Klimenti i Ohrid” – Gjevgjeli, “Vëllezërit Milladinovci” – Ohër, “Vasil Antevski Dren” – Shkup etj.), me çka iu mundësua nxënësve që në mënyrë burimore të njihen me kompetencat e Agjencisë dhe punës së saj. Gjithashtu, në kuadër të këtij manifestimi, u organizua edhe vizitë e shoqërisë për sigurime, me çka nxënësit kishin mundësi të njihen me rolin e shoqërisë për sigurime, si shoqëri aksionare dhe funksionimin e saj.

Gjatë realizimit të këtyre vizitave, nxënësit kishin mundësi të ndjekin prezantime edukative përmes së cilave fitojnë dijeni më të mëdha për institucionet që janë pjesë e sistemit financiar të një vendi dhe burimet financiare dhe shërbimet që i ofrojnë.

Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve në pajtim me detyrat në programet e saja edhe më tej do të vazhdoj të realizojë aktivitete që do të thonë ndërtimin e kapaciteteve të gjeneratave të ardhshme, nga të cilat pritet që të jenë bartës kryesorë të rrjedhave ekonomike dhe financiare në  shtetin tonë.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit