Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgaditjen e kërkimeve studimore në
fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin
e profesionistëve të rinj, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jep çmim vjetor në vitin 2019 për
kërkim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së
Veriut.
Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarë.
Në kërkimin studimor i patjetërsueshëm është shqyrtimi i ekonomisë së Republikes së Maqedonisë së
Veriut me temë adukuate. Kërkimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstrakte,
bibliografia dhe anekset) si dhe rekomanduese është që të ketë strukturë standarte të kërkimit
studimor, e cila si bazë i përmban pjesët më poshtë:
- Abstraktet;
- Shqyrtimin e literaturës së konsultuar nga fusha e cila hulumtohet;
- Përshkrimin e metodave të kërkimit të përdorura në punën kërkimore;
- Analiza;
- Perceptimet përmbyllëse;
- Bibliografia.
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në
moshë tridhjetë e pesë vjeç, gjegjësishtë deri në ditën e dhënies së çmimit me datë 1.11.2019
pjesëmarrësit nuk duhet t’i kеnë mbushur tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit të cilët kanë titull
doktor shkence deri në datën e dorëzimit të kërkimit studimor nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në
konkurs.

Më shumë linku..

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit