Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Javën e kaluar në selinë e Organit Rregullator Evropian për Sigurim dhe Pension (EIOPA), në Frankfurt, Gjermani u mbajt për së pari herë Forumi i Mbikëqyrjes së Sigurimit i përfaqësuesve të lartë mes Komisionit Evropian, Organit rregullator evropian për sigurim dhe pension (EIOPA) dhe organeve rregullatore të sigurimit nga vendet e Ballkanit perendimor.

69918651_455637641715837_846355792809426944_n

Delegacioni nga Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit ishte i pranishëm në Forum dhe bëri prezantimin e tendencave aktuale zhvillimore në tregun maqedonas të sigurimit, si dhe të sfidave aktuale nga fusha e rregulloreve dhe mbikëqyrjes. Kryetari i Këshillit të ekspertëve në AMS (Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit), Klime Popovbsi theksoi " 10 vitet e fundit ka rritje evidente të sigurimit dhe atë në dy segmente; sigurimi i jetës dhe sigurmi jo i jetës. Për krahësim , gjatë periudhës 2009-2018 normat kumulative dhe mesatare vjetore e rritjes në të dy segmentet e sektorit të sigurimit janë më të mëdha krahësuar me mesataren në tregjet e sigurimit në BE.

IMG_1009

Qëllimi i Forumit të Mbikëqyrjes paraqiste sfida në zbatimin e direktivave evropiane të sigurimit në legislaturën kombëtare të vendeve nga Ballkani perendimor, përforcimin e dialogut mes organeve rregullatore nga rajoni dhe organit rregullator nga Evropa për sigurim dhe pension, si dhe përforcimin e kapaciteteve dhe praktikave mbikëqyrëse për stabilitet më të madhe të sektorit të sigurimit.

Në kuadër të Forumit, përveç paraqitjes ose prezantimit të sfidave aktuale në fushën e rregullores dhe mbikëqyrjes nga ana e përfqësuesve nga vendet e Ballkanit perendimor, Kryetari i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit, Zr. Klime Poposki do të mbaj fjalim në emër të vendet të Ballkanit perendimor në temën “Zhvillimi ekonomik dhe shqyrtimi i industrisë së sigurimit në rajonin e Ballkanit perendimor”.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit