Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Përmes përmirësimit të arsimimit financiar qytetarëve u mundësohet që ata të marrin vendime më efektive për financat personale, të cilat nga ana tjetër ndikojnë në tërësi në ekonomi - kështu që fëmijët duhet të edukohen financiarisht që në moshë të re. Kjo u theksua në ndarjen e çmimeve me rastin e konkursit tradicional për krijime letrate dhe krijime të artit figurativ me rastin e Ditës së Kursimit dhe Ditës së Sigurimit, të cilin e shpalli Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Ministria e Financave dhe Banka Popullore.

Në evenimentin i cili u mbajt në Ministrinë e Financave merrte pjesë Ministrja e Financave , Nina Angellovska, Kryetari i  Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Klime Popovski dhe Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska –Bezhoska.

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Klime Popovski, theksoi se  edukimi i hershëm financiar paraqet faktor kryesor  për zhvillimin afatgjatë dhe stabil të sisitemit financiar të një vendi. Investigimet në vendet e zhvilluara tregojnë një shkallë të lartë të korelacionit midis edukimit finanicar dhe arsimimit financiar dhe mirëqënies të popullatës.

Poposki tha se AMS si rregullator i tregut të sigurimeve ka disa vite që ndërmerr aktivitete të shumta në fushën e edukimit financiar midis të cilave edhe botimin e broshurave dhe pamfleteve të dobishme, lojëra në grup për fëmijët nga të cilat ata mësojnë për reziqet dhe menaxhimin e tyre, si dhe organizimin e leksioneve të rregullta  në shkollat fillore dhe të mesme. Deri në fund të këtij viti do të promovohet  një portal interaktiv  me qëllim që qytetarët të edukohen dhe të përforcojnë vetëdijen nga rreziqet dhe ekzistimin e tyre si dhe nevojën e sigurimeve si instrument për tu mbrojtur nga humbjet potenciale financiare.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska theksoi se analizat tregojnë se tek ekonomitë e zhvilluara arsimimi financiar është dy deri në tre herë më i madh në krahasim me arsimimin financiar tek vendet në zhvillim. Ajo theksoi se gjatë ofertës së gjerë të instrumenteve dhe shërbimeve financiare, qytetarët duhet që të edukohen financiarisht  në mënyrë që të mund të marrin vendimet e duhura.

“Tek ne, në matjen e fundit të bërë nga agjencia GFK, u konfirmua se lidhur me arsimimin financiar të popullatës , ka shumë hapësirë për tu përmirësuar  përmes edukimit financiar. Nevojitet që të përforcohet edukimi financiar për të gjitha moshat me qëllim që – fillimisht të korrin përfitimet, e dyta të përforcohen mekanizmat për vetëmbrojtje tek vetë konsumatorët, mbi bazën e njohurive personale  për të bërë vlerësimin e duhur. Avancimi i arsimimit financiar është shumë i rëndësishëm për arsye që në momentin kur  flasim  për rritjen e transparencës fiskale, këto të dhëna të mund të kuptohen, duke formuar mendimin publik dhe duke kryer edhe përmirësime dhe presion të insitucioneve dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të përmirësohemi  - tha Ministrja Angellovska.

“Në periudhën e kaluar edhe ne si bankë qendrore intensivisht kemi punuar në sferën e edukimit financiar, ndërsa  sivjet edhe në nxitjen e përfshirjes financiare. Duke pasur parasysh se sondazhet e anketimit tregojnë relativisht arsimim më të ulët tek më të rinjtë, respektivisht se vetëm 40% e të rinjve të moshës prej 18 deri në 24 vjeçare  kanë njohuri minimale financiare, pjesa më e madhe e aktiviteteve tona janë fokusuar tek popullata më e re- theksoi Guvernatorja Anita Angellovska –Bezhoska.

Ajo gjithashtu njoftoi se po punohet në mënyrë aktive në Strategjinë e parë kombëtare për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare, e cila pritet që të miratohet vitin që vjen. Në të do të përfshihet gjithë përvoja e fituar në  vitet e kaluara, rekomandimet e insitucioneve dhe organizatave relevante ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në këtë sferë.

Përndryshe, konkursi për krijime letrare dhe krijime të artit figurativ të nxënësve me rastin e Ditës Botërore të Kursimit dhe Ditës së Sigurimit, tashmë është bërë tradicional. Sivjet, në konkurs kanë aplikuar mbi 1000 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga i gjithë vendi, 18 prej të cilëve kanë marrë çmime ndërsa 32 kanë marrë fletë lavdërimi. Qëllimi i konkursit  është që përmes mësimit dhe të shprehurit në mënyrë kreative të përforcohen dijet e nxënësve në fushën e kursimit dhe të sigurimit.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit