|
Më 4 nëntor 2019, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve organizoi eveniment për të festuar 10 vjetorin e krijimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Ditës së Sigurimeve (1 Nëntor). Gjatë këtij aktiviteti, fjalime hyrëse patën Bujar Osmani, Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për Çështjet Evropiane, Nina Angelovska, Ministre e Financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Samuel Zbogar, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Klime Poposki, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Për të konfirmuar bashkëpunimin e mirë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve i ndau mirënjohje institucioneve të mëposhtme dhe individëve të shquar: - Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, - Sektorit për sisitem financiar pranë Ministrisë së Financave, - Odës Ekonomike të Maqedonisë, - Zyrës të Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, - Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, - Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, - Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, - Agjencisë të Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, - Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Republikës së Sllovenisë, - Agjencisë të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Austrisë, - Agjencisë të Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare të Republikës së Kroacisë, - Fakultetit të Turizmit dhe Hotelierisë - Ohër - Shoqatës të Siguruesve të Austrisë - Karel Van Hule, dhe - Bratislav Millosheviq. Në kuadër të manifestimit, Bojan Sërbinoskit, për punimin me titull “Kërkesa për sigurimin e jetës dhe kufizimet e huazimit", iu nda çmimi dhe pllaketa për punimin më të mirë investigativ nga fusha e menaxhimit të rreziqeve dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2019. (shkarkoni këtu). Autorit çmimi iu dha nga Krytearti i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, z. Klime Poposki, pasuar nga një përmbledhje e shkurtër e punimit nga autori. Në kuadër të pjesë së punës të aktivitetit, u mbajt një panel diskutimi me temën "Faktorët lëvizës për një rritje më të lartë dhe më të qëndrueshme të sigurimeve në rajonin e Evropës Juglindore", me pjesëmarrjen e: - Karel Van Hule, profesor në Universitetin Katolik në Leuen, Belgjikë, si moderator - Gorazd Çibey, Drejtor dhe Kryetar i Bordit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Republikës së Sllovenisë; - Nik De Meshalk, Drejtor i BIPAR, Federata Evropiane e Ndërmjetësuesve në Sigurime; - Kiril Boshov, Kryetar i Bordit dhe Bashkëthemelues i Eurohold, Bullgari - Maja Krumberger, drejtoreshë e Shoqatës Sllovene të Sigurimeve - Patrisha Born, pedagoge në Kolegjin e Biznesit të Universitetit Shtetëror të Floridës, në SHBA, - Klime Poposki, Kryetar i Bordit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve Në këto diskutime u fokusua në 3 tema: - Zhvillimi i tregut të sigurimeve në Maqedoninë e Veriut edhe në vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor, - Njohja e rolit të sigurimit, dhe - Ndikimi dhe efektet e rregullativës të sigurimeve të Bashkimit Evropian. |
Anketë
Raportet e fundit
- + 100 |