Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Më 4 nëntor 2019, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve organizoi eveniment për të festuar 10 vjetorin e krijimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Ditës së Sigurimeve (1 Nëntor).

PFZ_8978

Gjatë këtij aktiviteti, fjalime hyrëse patën Bujar Osmani, Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për Çështjet Evropiane, Nina Angelovska, Ministre e Financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Samuel Zbogar, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Klime Poposki, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Për të konfirmuar bashkëpunimin e mirë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve i ndau mirënjohje institucioneve të mëposhtme dhe individëve të shquar:

-       Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

-       Sektorit për sisitem financiar pranë Ministrisë së Financave,

-       Odës Ekonomike të Maqedonisë,

-       Zyrës të Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

-       Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

-       Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

-       Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

-       Komisionit të  Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

-       Agjencisë të Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional,

-       Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Republikës së Sllovenisë,

-       Agjencisë të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Austrisë,

-       Agjencisë të Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare të Republikës së Kroacisë,

-       Fakultetit të Turizmit dhe Hotelierisë - Ohër

-       Shoqatës të Siguruesve të Austrisë

-       Karel Van Hule, dhe

-       Bratislav Millosheviq.

PFZ_9215

Në kuadër të manifestimit, Bojan Sërbinoskit, për punimin me titull “Kërkesa për sigurimin e jetës dhe kufizimet e huazimit", iu nda çmimi dhe pllaketa për punimin më të mirë investigativ nga fusha e menaxhimit të rreziqeve dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2019. (shkarkoni këtu).

PFZ_9272

Autorit çmimi iu dha nga Krytearti i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, z. Klime Poposki, pasuar nga një përmbledhje e shkurtër e punimit nga autori.

Në kuadër të pjesë së punës të aktivitetit, u mbajt një panel diskutimi me temën "Faktorët lëvizës për një rritje më të lartë dhe më të qëndrueshme të sigurimeve në rajonin e Evropës Juglindore", me pjesëmarrjen e:

-       Karel Van Hule, profesor në Universitetin Katolik në Leuen, Belgjikë, si moderator

-       Gorazd Çibey, Drejtor dhe Kryetar i Bordit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Republikës së Sllovenisë;

-       Nik De Meshalk, Drejtor i BIPAR, Federata Evropiane e Ndërmjetësuesve në Sigurime;

-       Kiril Boshov, Kryetar i Bordit dhe Bashkëthemelues i Eurohold, Bullgari

-       Maja Krumberger, drejtoreshë e Shoqatës Sllovene të Sigurimeve

-       Patrisha Born, pedagoge në Kolegjin e Biznesit të Universitetit Shtetëror të Floridës, në SHBA,

-       Klime Poposki, Kryetar i Bordit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve

PFZ_9336

Në këto diskutime u fokusua në 3 tema:

-       Zhvillimi i tregut të sigurimeve në Maqedoninë e Veriut edhe në vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor,

-       Njohja e rolit të  sigurimit, dhe

-       Ndikimi dhe efektet e rregullativës të sigurimeve të Bashkimit Evropian.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit