Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Në periudhën nga 6-8 nëntor  të vitit 2019 në Tbilisi, Gjerogji u mbajt takimi i dytë  i punës me temë Avancimi i arsimimit financiar në Evropën Juglinodre. Organizatore e takimit ishte Banka Kombëtare e Gjerogjisë në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Ministria e Financave të Holandës si mbikëqyrës. Në këtë takim pune merrte pjesë edhe përfaqësuesi i Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve.

Takimi zgjati dy ditë. Gjatë ditës së parë konferenciale fokusi u vendos në  temat institucionale, në konceptin dhe çështjet që lidhen me implemetimin e strategjisë kombëtare për arsim financiar me qëllim të këmbimit të përvojave dhe njohurive, ndarjen e analizave nga investigimet e bëra në fushën e edukimit financiar dhe  përfshirjes të OECD-së, njohjen me sfidat në këtë sferë, planifikimin e aktiviteteve vijuese në kuadër të projektit afatmesëm. Ndërsa  në ditën e dytë u organizua një seminar, në kuadër të së cilit  u punua dhe u këmbyen përvoja së bashku me personat zyrtarë, praktikantët dhe ekspertët nga vendet që direkt janë përgjegjës për disejnimin dhe zbatimin e iniciativës kombëtare për edukimin financiar. Seminari u fokusua edhe në përpilimin e studimit në raste dhe në politika për ballafaqimin me sfidat e arsimimit financiar dhe edukimin e të rinjve (nxënësve dhe studentëve), popullates ruruale dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve  në 4 vitet e ardhshme, ndërsa në kuadër të kohëzgjatjes së aktivitetit projektues me Ministrinë e Holandës do të përkushtohet në bashkëpunimin me anëtart e Trupit koordinativ  për edukim  dhe përfshirje financiare, dhe gjithashtu, në mëynrë shtesë do të zhvillojë raportet dhe relacionet me vendet e tjera  të cilat janë pjesë e këtij projekti, me qëllim që të kontribuohet në hartimin e dokumentit të përgjithshëm strategjik që do të përmbajë elemente për zhvillimin e edukimit financiar dhe arsimimit të popullatës në vendin tonë.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit