Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me Drjetorinë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit |
E mërkurë, 07 Prill 2010 00:00 |
Me datë 7 Prill të vitit 2010, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimtimit me Drjetorinë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit. Ky dokument ka për qëllim forcimin e sistemit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit në Republikën e Maqedonisë. Memorandumi i mirëkuptimit paraqet një formalizim të bashkëpunimit me Drejtorinë dhe i njeti është nënshkruar nga Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjecisë për mbikëqyrjen e sigurimeve z. Klime Poposki dhe nga Drejtori i Drejtorisë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit z. Vane Cvetanov.
Pritet që përmes shkëmbimit të informatave dhe të dhënave në mënyrë me efikase të zbulohen transaksione të dyshimta në fushën e sigurimeve dhe rritjen e efektiviteit të funksionimit të mbikëqyrjes apo inspektimin e tregjeve financiare në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, të dy institucionet do të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnimin e vazhdushëm të stafit si dhe të shkëmbimit të përvojës në fushat me inters të përbashkët. |
|
Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës |
E premte, 05 Mars 2010 00:00 |
Me datë 5 Mars të vitit 2010, në zyrat e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në mes Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve të Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga kryetari i Agjencisë z. Klime Poposki dhe Guvernatori i BQK-së z. Hashim Rexhepi. Në takim, të dy u dakorduan për gatishmëri në nxitjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm... |
Lexo ma...
|
|
|
|
|
Faqe 16 nga 16 |