Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Poposki nga Viena në Forumin ndërkombëtar për sigurimet e pronës - viti 2018 ishte viti më i suksesshëm sa i takon rritjes së shitjes së sigurimeve të pronës në dekadën e fundit, si dhe në krahasim me vendet tjera në rajon
E martë, 09 Prill 2019 14:07

Më 9 prill, viti 2019, u mbajtë Forumi tradicional ndërkombëtar për sigurimet e pronës me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Organeve europiane rregullative për sigurime, përfaqësuesë të industrisë së sigurimeve, firma konsulente dhe bartës të politikave për menaxhimin me humbjet financiare si pasojë e ngjarjeve katastrofë. Qëllimi i ngjarjes është që të shqyrtohet ndikimi dhe rrezistenca e shoqërisë ndaj rreziqeve klimatike dhe rreziqeve sajber.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve, z. Klime Poposki, ishte pjesë e panelit ku u diskutua për përforcimin e rezistencës drejt rreziqeve klimatike përmes rritjes së përkrahjes së sigurimeve, edhe atë në shoqëri të Drejtorit ekzekutiv të Shtyllës së sigurimeve për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore në Romani, z-nja Nicoleta Radu dhe Drejtori i Konsorciumit për përkrahjen e sigurimeve z. Alejandro Izuzquiza Ibáñez de Aldeco.

viena

Njëherit, Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve z. Klime Poposki i theksoi rezultatet pozitive në zhvillimin e sigurimeve të pronës, që shënoi rritje prej 19,68% duke krahasuar me vitin 2017, veçanërisht duke theksuar rritjen e lartë të sigurimeve në bujqësi, si segment i posaçëm nga klasi i sigurimeve të pronës prej 65,98%.

Rreziqet klimatike gjithmonë kanë shkaktuar ngjarje me pasoja serioze, me humbje të mëdha materiale dhe njerëzore që shpesh kanë ngelur të regjistruar në memorie. Në dekadat e fundit natyra e tyre katastrofë u bë rrezik i madh për rrezistencën e shoqërive drejt llojit të këtillë të rreziqeve. "Falë përforcimit të vetëdijes te qytetarët dhe firmat për pjesëmarrjen e rreziqeve, masat aktive për subvencionim prej 60% të premisë për sigurimet në bujqësi, përmirësimin e shërbimeve të shoqërive të sigurimeve në dëmshpërblimin e dëmeve, si dhe rol rregullator dhe mbikëqyrës të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve dhe aktivitetet për edukimin financiar të popullsisë kanë kontribut për rritje të lartë në vendin tonë", theksoi Poposki në diskutimin në panel.

Konkludimet për zhvillim të suksesshëm të sigurimeve të pronës veçanërisht në segmentin e sigurimeve nga rreziqet katastrofë nga Forumi ndërkombëtar janë: Partneritet publiko - privat ndërmjet Qeverisë, industrisë së sigurimeve dhe shfrytëzuesit e shërbimeve të sigurimeve, futjen e formave të obligueshme të sigurimeve nga katastrofat, qasje rajonale në instalimin e shtyllave të sigurimeve.

 
Filloi projekti për edukimin financiar të popullsisë
E hënë, 08 Prill 2019 13:47
Në periudhën 3-5 prill, viti 2019, u realizuar misioni i parë zyrtar, në kuadër të projektit për ndihmë teknike për edukimin financiar të Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) dhe Ministrisë së Financave të Holandës, që zhvillohet në shtatë vende nga konstituenca holandeze përgjatë FNM dhe Bankës botërore.

Përveç Agjencisë për mbikqyrje të sigurimeve, bartës të këtij projekti pesëvjeçar janë edhe Komisioni për letra me vlerë, Ministria...
Lexo ma...
 
Java globale e parasë, 25-31 mars, viti 2019: Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve me aktivitete të shumta e shënoi Javën globale të parasë
E hënë, 25 Mars 2019 10:51
Në sferën e edukimit financiar, shënimi i Javës globale të parasë është një ndër aktivitetet e shumta që Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve i ndërmerr në kuadër të kompetencave të veta për zhvillimin e tregut të sigurimit dhe zhvillim të vetëdijes së publikut për sigurimin dhe mbikqyrjen e sigurimit. Falë shënimit shumëvjeçar të Javës globale të parasë në vendin tonë, e njëjta si manifestim u bë e mirënjohur në mesin e të rinjve.

Me rastin e Javës...
Lexo ma...
 
Njoftim
E martë, 05 Mars 2019 12:39
Më 21 shkurt 2019 në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, Presidenti i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve Z. Klement Poposki u takua me z Kyriacos Charalambous, një anëtar i Kabinetit të Komisionerit Johannes Hahn.



Qëllimi i takimit ishin çështjet e zhvillimit rajonal të sektorit të sigurimeve në Ballkanin Perëndimor. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nivelin më të ulët të zhvillimit të sigurimit krahasuar me mesataren e...
Lexo ma...
 
Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve tradicionalisht e shënoi Javën globale të parasë
E hënë, 08 Prill 2019 13:46
Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve në kuadër të misionit dhe vizionit të tyre në vazhdimësi realizon aktivitete nga sfera e edukimit financiar dhe kontribuon në ndërtimin e dijes financiare jo vetëm të popullatës së re, por edhe të popullatës më të moshuar.

Në kuadër të Javës globale të parasë, këtë vit Agjencia  realizoi numër të madh të aktiviteteve në mënyrë vetanake, si dhe bashkërisht me anëtarët e Trupit koordinues për edukimin financiar dhe...
Lexo ma...
 
Memorandum i nënshkruar për bashkëpunim në lëminë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar
E hënë, 25 Mars 2019 10:33
Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave, Agjencia për mbikqyrje të sigurimit penzional financiar kapital dhe Komisioni për letra me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha anëtare të Trupit koordinativ për edukim financiar dhe inkluzion financiar, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në lëminë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar.

Bashkëpunimi ndërmjet nënshkruesve...
Lexo ma...
 
Konferenca rajonale aktuariale
E hënë, 04 Mars 2019 10:46
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimit (AMS) në bashkëpunim me SC XPRIMM International SRL, nga Bukureshti, Rumani, bazuar në përvojën e vitit të kaluar vendosi që edhe këtë vit të organizojë konferencë rajonale aktuariale. Në këtë mënyrë në të njëjtën kohë punohet në realizimin e integrimit dhe ngritjes së kësaj konference në konferencë të rregullt vjetore.

Konferenca do të mbahet më 28 shkurt 2019, në hotel Meriot, Shkup me fillim në ora 9:30 dhe do ti...
Lexo ma...
 
« FilloPara12345678910TjetriFund »

Faqe 3 nga 16

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit