Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
U nënshkrua Memorandum për Bashkëpunim midis Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve dhe Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë.
E premte, 12 Gusht 2016 14:16

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve, z. Klime Poposki dhe kryetarja e Organizatës së Konsumatorëve znj. Marijana Lonçar Velkova u takuan sot në selinë e Agjencisë. Falë bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm midis këtyre institucioneve, të njëjtat vendosën ta thellojnë bashkëpunimin përmes nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim.

Në kuadër të Memorandumit, institucionet parashikojnë një bashkëpunim më të afërt në domenin e mbrojtjes të siguruarve dhe konsumatorëve të produkteve dhe shërbimeve të sigurimeve. Përmes realizimit të projekteve dhe aktiviteteve institucionet planifikojnë, në masë të konsiderueshme, të kontribuojnë në përforcimin e vetëdijes publike për nevojën e informimit të drejtë të konsumatorëve në domenin e sigurimeve dhe njëkohësisht, ngritjen e përgjegjësisë shoqërore të shoqërive të sigurimeve dhe subjekteve të tjera në tregun e sigurimeve në Republikën e Maqedonisë,
 
Shënimi i Javës globale të parave
E premte, 18 Mars 2016 15:52
Trupi koordinativ i institucioneve rregullatore, sa i përket edukimit financiar në Republikën e Maqedonisë, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Bankës Popullore, Ministrisë së Financave, Komisionit të Letrave me Vlerë, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional  edhe këtë vit, tanimë tre vjet rresht, e shënon Javën Globale të Parave brenda periudhës kohore nga data 14 deri më 20 mars...
Lexo ma...
 
Java Globale e Parave
E mërkurë, 09 Mars 2016 09:44
Java Globale e Parave mbahet çdo vit, në gjysmën e dytë të muajit mars. Këtë vit Java Globale e Parave do të shënohet në intervalin kohor nga data 14-20 mars. 

Çka është Java Globale e Parave? (Global Money Week-GMW)

Java Globale e Parave (GMW) është manifestim për ngritjen e vetëdijes lidhur me financat dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Qëllimi është të edukohen fëmijët dhe të rinjtë lidhur me financat, kursimin, krijimin e ekzistencës, punësimin...
Lexo ma...
 
Njoftim për zbatimin e trajnimit dhe provimit profesional për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit në sigurime dhe provimit profesional për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime
E martë, 23 Shkurt 2016 16:04
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve e informon publikun se do të organizojë trajnim dhe provim profesional për ushtrimin e veprimtarive të ndërmjetësimit në sigurime (në tekstin në vijim: trajnim dhe provim profesional për ndërmjetësues) dhe trajnim dhe provim profesional për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime (në tekstin në vijim: trajnim dhe provim profesional për broker).

 Trajnimi për ndërmjetësues, në kohëzgjatje prej 3 ditësh (gjithsej 18...
Lexo ma...
 
Broshurë për sigurimet në bujqësi
E martë, 15 Mars 2016 09:13
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve publikoi Broshurë për sigurimet në bujqësi, e cila ka për qëllim ta promovojë blerjen e policave për sigurim bujqësor, si një mënyrë efikase për mbrojtjen e produkteve bujqësore nga rreziqet që kanë të bëjnë me kushtet klimatike, fatkeqësitë natyrore, dëmtuesit dhe sëmundjet.

Në Broshurë shpjegohen nocionet kryesore dhe parimet e sigurimeve në bujqësi, përmes trajtimit të veçantë të sigurimit të të mbjellave dhe frutave...
Lexo ma...
 
U zbatua trajnimi për të punësuarit e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve
E enjte, 03 Mars 2016 13:57
Në drejtim të edukimit të vazhdueshëm dhe përsosjes profesionale të të punësuarve, bashkëpunimi i vendosur paraprakisht i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) dhe Bankës Qendrore të Holandës (De Nederlandsche Bank- DNB) vazhdoi edhe në vitin 2016.  

 

Më datë 1 dhe 2 mars 2016, në selinë e AMS-së, nga ana e ekspertëve të DNB-së, u realizua trajnimi me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në pjesën e zbatimit të mbikëqyrjes...
Lexo ma...
 
Çmime për fëmijë, me krijimet më të mira për sigurimin dhe kursimin
E premte, 04 Dhjetor 2015 15:39
Shkup, 4 dhjetor 2015 (AMI) – Ministria e Financave, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve, sot i ndanë çmimet për krijimet më të suksesshme në artin figurativ dhe letrar të paraqitura në konkurs me rastin e Ditës së Kursimit – 31 Tetori. Çmimet i ndau Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, Guvernatori i BPRM Dimitar Bogov dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për...
Lexo ma...
 
« FilloPara12345678910TjetriFund »

Faqe 8 nga 16

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit