Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Shënimi i ditës së sigurimit
E hënë, 05 Nëntor 2012 00:00

 IMG_1927_cr   Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve e festoi Ditën e sigurimit me manifestim solemne, i cili u mbajt në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, në Shkup. Në këtë manifestim ishin të ftuar zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të industrisë së sigurimeve si dhe përfaqësues nga institucione dhe organe të ndryshme, me të cilën Agjencia ka bashkëpunim profesional.

   Në fjalimin e tij, kryetari i Këshillit të ekspertëve të agjencisë së mbikëqyrje së sigurimeve, Dr. Klime Poposki, theksoi se në kushtet e krizës së borxhit të tanishëm Maqedonia ka një nga tregjet më dinamike në rajon, pavarësisht nga fakti se shumica e gjysmës së vendeve të Evropës Juglindore realizojnë norma negative të rritjes së tregut të sigurimeve. Gjithashtu, tregu i sigurimeve në Maqedoni është stabil me përqendrim të moderuar (zbutur), i cili lejon funksionimin e mekanizmave të tregut dhe një shkallë të lartë të plotësimit të kërkesave minimale.

   Gjithashtu, z. Poposki theksoi se në periudhën e ardhshme sfida më e madhe e Agjencisë do të jetë mbrojtja e konsumatorëve dhe në atë drejtim do të miratohen akte nënligjore të reja, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të të siguruarit  dhe shfrytëzuesve të shërbimeve të sigurimit, që është një nga prioritetet kryesore  të Agjencisë.

   Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i financave Zoran Stavreski, i cili ishte i pranishëm në manifestimin, sistem i shëndoshë financiar është kusht për ndarjen efikase të resurseve dhe një besim të përhershëm në institucionet financiare. Për këtë në vendin tonë vazhdimisht  bëhen përpjekje për  të forcuar sistemin financiar, duke siguruar kuadër rregullator më të mirë, mbikëqyrje të kujdesshme dhe mbrojtje efikase të konsumatorëve, theksoi z. Stavreski, duke përshëndetur punën e suksesshme tre-vjeçare të Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve. Gjithashtu, z. Stavreski në fjalimin e tij shpjegoi se tregu i sigurimeve në Republikën e Maqedonisë në tre vitet e fundit karakterizohet me rritje permanente, i cili pritet të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme, dhe ky rezultat para se gjithash i dedikohet politikave të shëndosha makroekonomike, rregullores të dizajnuar mirë dhe mbikëqyrjes efikase.   

   Z. Trajçe Latinovski, drejtor ekzekutiv i SH.A. TRIGLAV Shkup dhe kryetar i Shoqatës së Sigurimeve në Dhomën e Tregtisë në Republikën e Maqedonisë, e përshëndeti promovimin e 1 Nëntorit si Ditë e sigurimit në Republikën e Maqedonisë dhe shprehu nevojën për themelimin e një shoqate profesionale në biznesin e sigurimit, e cila do të vazhdojë të organizojë aktivitete për të shënuar Ditën e sigurimit.

   Në kuadër të manifestimit është dhënë një çmim për studiuesit e rinj për punë më të mirë kërkimore në fushën e sigurimit dhe menaxhimit të riskut. Në konkurs ishin të paraqitur 5 punime kërkimore për studiuesit e rinj në fushën e sigurimit dhe menaxhimit të riskut, i cili këtë vit iu dha Dr. Jordan Qosevski, për punimin kërkimorë me temë:

Ndikimi i sigurimeve ndaj rritjes ekonomike: rasti në Republikën e Maqedonisë.

   Z. Volgang Rorbah, profesor në universitetet e Austrisë dhe Hungarisë, në fjalimin e tij në manifestim, theksoi rëndësinë e historisë së sigurimit në drejtim të kuptimit për konceptin e sigurimit dhe menaxhimit të riskut, i cili më tepër u referua në historinë  sigurimit të Ballkanit.

Në kuadër të manifestimit, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve në Republikën e Maqedonisë, organizoi ekspozitë në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi.

IMG_1956_cr

Në ekspozitë u vendosën polica në lidhje me zhvillimin historik të sigurimit në vendin tonë, si dhe botime dhe publikime të llojllojshme në lidhje me sigurimin dhe menaxhimin e riskut.

Gjithashtu, në ekspozitë janë në dispozicion materiale promovuese, të përgatitura nga Agjencia për qëllim të edukimit të publikut dhe ngritjen e kulturës të sigurimit në Republikën e Maqedonisë. Ekspozita është ngritur në hollin e Muzeut të luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi dhe do të jetë e hapur gjatë periudhës 01.11.2012 deri më 14.11.2012.

Përveç kësaj, agjencia promovoi edhe materialeve promovuese për sigurimin e jetës dhe sigurimin e amvisërisë, në mënyrë që të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me rolin e sigurimit në jetën private dhe shoqërore. Fletëpalosjet përmbajnë informacione në lidhje me termat themelore që përdoren në sigurime, si dhe shpjegime të hollësishme të këtyre dy llojeve të sigurimit: sigurimi i jetës dhe sigurimit i amvisërisë.

 
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve lëshoi Broshurë për sigurim në bujqësi
E mërkurë, 11 Korrik 2012 00:00
 

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve lëshoi Broshurë për sigurim në bujqësi, e cila ka për qëllim që të promovojë blerjen e policave për sigurim në bujqësi si mënyrë efikase për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga rreziqet që janë të lidhura me kushtet e motit, fatkeqësive natyrore, dëmtuesve dhe sëmundjeve.

 

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) në bashkëpunim me Agjencinë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural (APFBZHR) do...
Lexo ma...
 
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve e Republikës së Maqedonisë nikoqir i seminarit rajonal për rregullatorët e sigurimit
E premte, 04 Maj 2012 08:09
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve e Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 8 deri më 10 maj, të vitit 2012 do të jetë nikoqire e seminarit rajonal për autoritetet rregullatore të sigurimit në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Azisë Qendrore, me titull " Mbikëqyrje makroprudenciale dhe grupore”.

 Kjo ngjarje ekskluzive është organizuar në bashkëpunim me Institutin për...
Lexo ma...
 
Vizitë në Shoqatën e Sigurimeve Austriake
E mërkurë, 28 Mars 2012 00:00

Më datë 14 mars, të vitit 2012, anëtarët e Këshillit të ekspertëve  të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve zhvilluan një takim pune në Vjenë, në selinë e Shoqatës së Sigurimeve Austriake.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të mbajtur një prezantim nga ana e Agjencisë përzhvillimin e tregut të sigurimeve në Republikën e Maqedonisë në periudhën e kaluar para investitorëve potencial austriak.

 
Seminari rajonal për autoritetet rregullatore të sigurimit në Evropën Qendrore dhe Lindore, Azisë Qendrore dhe Transkaukazisë për mbikëqyrje makroprudenciale dhe grupore
E premte, 11 Maj 2012 15:12
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve në Republikën e Maqedonisë, në periudhën prej 8 deri 10 maj, të vitit 2012, ishte nikoqir i Seminarit rajonal për autoritetet rregullatore të sigurimit nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Azia Qendrore dhe Transkaukazia, me teme: “Mbikëqyrja makroprudenciale dhe grupore”.

Ky eveniment është organizuar në bashkëpunim me Institutin për Stabilitet Financiar (FSI) dhe Shoqata  ndërkombëtare e mbikëqyrësve së sigurimeve (IAIS)...
Lexo ma...
 
Konkurs për çmim vjetor për studiuesit e rinj
E martë, 03 Prill 2012 08:42

K O N K U R S

për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitn 2012

 
Programi për sigurim nga rreziqet e fatkeqësive
E mërkurë, 04 Janar 2012 12:00
Motivi kryesor për këtë program është që të promovojë zhvillimin e sigurimit kundër rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe problemet kohore në tregun e brendshëm, me çka siguruesëve lokal dhe popullatës në përgjithësi do t’ju mundësohet që të blejnë produkte të pranueshme për sigurim nga këto rreziqe, të cilat për momentin nuk gjenden në treg. Për implementimin e SEEC CRIF programit është formuar institucion joprofitabil Evropa Re, e cila...
Lexo ma...
 
« FilloPara111213141516TjetriFund »

Faqe 12 nga 16

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit