Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Festimi i dyvjetorit të Agjecionit për mbikqyrje të sigurimeve
E martë, 01 Nëntor 2011 00:00

Agjencioni për mbikqyrje të sigurimeve shënoi dyvjetorin e ekzistimit me një ceremoni të rastit e cila u mbajt në hotelin Stoun Brixh në Shkup. Në këtë eveniment zyrtar qenë ftuar përfaqësues të lartë shtetëror, përfaqësues nga industria e sigurimeve dhe përfaqësues nga institucione dhe trupa të ndryshem  me të cilat Agjencioni ka bashkëpunim profesional. 

rodenden 2Në fjalimin e tij, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikqyrje të sigurimeve, Dr. Klime Popovski, theksoi arritjet e Ajencisë si një trup i pavarur rregullues me një mision themelor që të kujdeset për sigurimin ligjor efikas të tregut të sigurimeve me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të të siguruarve dhe të shfrytëzuesve të shërbimeve nga shoqëritë për sigurim.

Gjithashtu, Z. Popovski i theksoi karakteristikat themelore të tregut të sigurimeve në R. e Maqedonisë, apo atë se bëhet fjalë për një treg të vogël i cili ndodhet në fazën e zhvillimit dinamik, me përqëndrim të pranueshëm të subjekteve, me pronësi dominante të ivestitorëve të jashtëm, prej të cilëve numri më i madh janë marka nga Bashkimi Evropian.

Sipas zëvendës ministrit dhe ministrit për financa Zoran Stavrevski, i cili morri pjese në këtë eveniment, Agjencia ka arritur që brenda dy viteve të vendoset si një trup rregullues profesional, i pavarur dhe kompetent, i cili e realizon me sukses qëllimin e përforcimit të stabilitetit, efikasitetit dhe konkurrencës në tregun e sigurimeve.

- Vërtetim më i mirë për atë se Agjencia ynë për Mbikqyrje është në rrugë të drejtë është vetë raporti i fundit i komisionit Evropian për përparimet e R. së Maqedonisë në të cilin në mënyrë të veçantë theksohet përparimi i treghut të sigurimeve, tha Stavrevski.

Gjithashtu, në fjalimin e tij, Z. Stavrevski paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë me përkrahjen e Agjencisë dhe zhvillimin e tregut të sigurimeve dhe në këtë drejtim përmendi sjelljen e ligjit me të cilin do të mundësohet realizimi i projektit për sigurim nga rreziqet nga fatkeqësitë "Evropa RE". Kah fundi i vitit 2012 do të sillet edhe një ligj i ri për sigurime me të cilin do të implementohen plotësisht standardet evropiane për solvencion të shoqerive për sigurime.

- Sjellja e këtij ligji do të kontribuojë në ngritjen e besimit në stabilitetin financiar të sektorit të sigurimeve, zvogëlimin nga rreziku i josolvencionimit  të shoqërive dhe në paralajmërimin e hershëm deri te mbikëqyrësit e tregut të sigurimeve me qëllim të intervenimit në kohë dhe të parandalimit të pasojave të mëtejshme, tha Stavrevski.

Në kuadër të ceremonisë u nda një çmim  për punim kërkimor të ri nga fusha e sigurimeve dhe menaxhimit me rrezikun. Një rishikim mbi futjen e kësaj tradite të re prezantoi Prof. Dr. Silvana Mojsovska. anëtare e këshillit të ekspertëve të Agjencisë, me ç'rast theksoi se Agjencia i bashkangjitet tendencës të filluar nga trupat rregullues të tjerë, me qëllim që të stimulohet mendimi shkencor në fushën e sigurimeve.

 

rodenden 1Në këtë konkurs qenë paraqitur 9 punime shkencore. Çmimi për punim kërkimor të ri nga fusha e sigurimeve dhe menazhimit me rreziqe këtë vit iu nda Milan Elkovskit, për punimin e titulluar  Determinantët ekonomik të shpenzueshmërisë të sigurimit të jetës në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu, në këtë eveniment Agjencioni promovoi edhe broshurën për tregun e sigurimeve qëllimi i së cilës është ritja e vetëdijes publike mbi rolin e sigurimeve në jetën private dhe shoqërore. Broshura përmban sqarime dhe definim të termineve të caktuara nga fusha e sigurimeve.

Në të njëjtën ditë, në hapsirat e Universitetit Evropian Shkup, filloi edhe trajnimi për aktuar në organizim të  Agjencisë me çka në të ardhmen do të mundësohet sigurimi i kuadrit të specijalizuar të duhur për nevojat e industrisë së sigurimeve.
 
Konferenca e Evropa RE , “Zhvillimi i tregjeve për sigurim nga stuhitë dhe rreziqet nga fatkeqësitë në Evropën Juglindore: Nga koncepti deri në realitet”
E mërkurë, 19 Tetor 2011 00:00
Konferenca e parë rajonale е Evropa RE, “Zhvillimi i tregjeve për sigurim nga stuhitë dhe rreziqet nga fatkeqësitë në Evropën Juglindore: Nga koncepti deri në realitet” , u mbajt në hotel Granit, Ohër, nga 12 deri 15 tetor 2011.

Konferenca u organizua bashkërisht nga Banka Botërore, UNISDR (Sekretatijat në kuadër të OKB-së  për strategji ndërkombëtare për zvogëlimin e fatkeqësive), Sekretarijati shtetëror për çështje ekonomike i Zvicrës dhe Agjencioni...
Lexo ma...
 
Konferenca rajonale: Zhvillimi i tregjeve pёr sigurim nga rreziqet qё shkaktohen nga fatkeqёsitё natyrore dhe katastrofat nё Europёn Juglindore: Prej konceptit nё realitet
E enjte, 06 Tetor 2011 00:00
  Konferenca e parё rajonale e Europёs RE, e titulluar: “Zhvillimi i tregjeve pёr sigurim nga rreziqet qё shkaktohen nga fatkeqёsitё natyrore dhe katastrofat nё Evropёn Juglindore: Prej konceptit nё realitet”, do tё mbahet nё hotelin Granit nё Ohёr, prej 12 deri 15 Tetorё tё vitit 2011.Agjencia pёr mbikqyrje tё sigurimeve paraqitet nё rolin e bashkё-organizatorit tё kёsaj konference, sё bashku me Europa Re, Banka Botёrore, UNISDR (Sekretariat, ky nё kuadёr...
Lexo ma...
 
Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit ka lëshuar licencë për të ushtruar veprimtari sigurimi të jetës – Themelimi i një shoqërie të re sigurimi
E premte, 27 Maj 2011 00:00
Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (‘’ Gazeta Zyrtare nr. 27/2002, 84/2002, 98/2002, 33/2004, 88/2005, 79/2007, 08/2008, 88/2008, 56/2009, 67/2010, dhe 44/2011), Këshilli i ekspertëve i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve sollën vendim për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari  sigurimi të jetës për Shoqërinë aksionere Uniqa life, Shkup.

Si themelues të shoqërisë së re për sigurimin e jetës paraqitet  SIGAL...
Lexo ma...
 
Njoftim për organizimin e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar
E hënë, 17 Tetor 2011 00:00
Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar  se duke filluar nga data 1 Nëntor të vitit 2011 do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2  ( dy ) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.

Trajnimi i aktuarëve...
Lexo ma...
 
Agjensioni pёr mbikqyrje tё sigurimeve organizoi njё seminarё njёditёsh me temёn, “Teknikat dhe mundёsitё pёr investim dhe udhёheqje me portfolio”.
E mërkurë, 21 Shtator 2011 00:00
Seminari u mbajtё mё 14 Shtatorё, prej orёs 10:00 deri ora 14:00, nё hapёsirat e Odёs Ekonomike tё Maqedonisё. Kryetari i Kёshillit tё ekspertёve tё agjencisё, z-ri Klime Poposki e hapi takimin dhe u uroi mirёseardhje pjesёmarёsve. Ligjёrues nё seminar ishin:

-          z-nja Mira Shekutkovska, NLB fondi i ri pensional ShA Shkup, anёtare e bordit drejtues dhe

-          mr. Goran...
Lexo ma...
 
Sfidat në harmonizimin e mbikëkqyrejs vendore dhe mbikëqyrjes së sigurimeve me regulativen dhe praktikat e Unionit Evropian
E premte, 06 Maj 2011 11:33
30-31 Maj 2011, hotel Granit

Ohër, Maqedoni

Agjencia për mbikëqyrejn e sigurimit organizon konferencë rajonale për mbikëqyrësit e sigurimeve. Qëllimi i konferencës është për të diskutuar çështje të rëndësishme rreth harmonizimit të rregulloreve dhe praktikave të BE-së në sistemin juridik të mbrendëshëm, dhe për të mundësuar shkëmbimin e përvojave në mes rregullatorëve mbikëqyrëse të sigurimeve. Organizimi i konfrencës përkrahët nga projekti rajonal USAID-...
Lexo ma...
 
« FilloPara111213141516TjetriFund »

Faqe 13 nga 16

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit