Ndryshimi i fundit është bërë:
13 dhjetor 2019 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Digjitalizimi në sigurim
E martë, 01 Tetor 2019 07:55

Digjitalizimi paraqitet si “ revolucion i katër industrial” i cili shumë shpejt i transformon shoqëritë dhe ekonomitë. Shpejtësia dhe sasia e ndryshimeve para dyshim janë pa presedan. Digjitalizimi ka potencial që dukshëm të ndikoj te pothuaj çdo industri, në çdo vend, përfshirë këtu edhe industrinë e sigurimit.

Ndryshime të shpejta ndodhin nëpër të gjithë proceset e zinxhirit të vlerave të modelit biznesor të sigurimit: nga dizajni i produktit, marrja e rreziqeve dhe përcaktimi i çmimeve të produkteve, marketingu dhe distribuimi i tyre e deri te përpunimi i dëmeve dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientët. Shembuj të digjitalizimit janë: pajisjet mobile, interneti i gjërave, telematik, “ të dhëna të mëdha (big data)”, të mësuarit makinerik dhe inteligjenca artificiale (AI), “chat-bots”, teknologjitë e distribuara (DLT) siç janë block chain dhe marrëveshjet e mençura, komparatorë, këshilltar të punës, modelet-biznesore të bazuara mbi platformat peer-to-peer.

Industria jonë e sigurimit nuk është imune ndaj këtyre proceseve dhe në punën e përditëshme të subjekteve të sigurimit vazhdimisht e më shumë zbatohen teknologji të avancuara. Me qëllim që të shihen dobitë nga proceset e digjitaizimit, si dhe potenciali me të cilin posedon vendi ynë sa i përket kapitalit njerzor dhe burimeve financiare, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit dhe Shoqëria e Ogranizatave Financiare pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë organizuan dy ngjarje nën emrin InsurHach dhe InsurTech.

Në 28/29 shtator 2019 në hapësirat e Dhomës Ekonomike të Maqedonisë u mbajt hakatoni i parë nga fusha e sigurimit-InsurHack Shkup 2019. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 16 pjsëmarrës në 5 grupe. Ekipeve ose grupeve ju prezantuan 5 tema nga fusha e sigurimit nga të cilat mund të zgjedhnin një temë të cilën do ta punonin. Qëllimi i të njëjtit ishte njohja e studentëve me industrinë e sigurimit dhe me zhvillimin e zgjidhjeve kreative digjitale për avancimin e proceseve të punë së shoqërive të sigurimit dhe agjentëve të sigurimit. Ekipi fitues do të ketë mundësi ta prezantoj zgjidhjen e vetë në ngjarjen InsurTech Shkup.

InsurTech Shkup do të mbahet në 2 dhe 3 tetor dhe i njëjti do të përbëhet prej dy pjesë. Në pjesën parë të ngjarjes (2 tetor) është paraparë sesioni Start-up Pitch ku start-up kompanitë nga vendi dhe jasht tij do të shpalosin zgjidhje digjitale në funksion të përmirësimit të proceseve të industrisë së sigurimit. Pjesa e dytë e ngjarjes do të organizohet si konferencë Insurtech ku do të marrin pjesë folës të njohur ndërkombëtar,lider global të ekosistemeve Insurtech, menaxherë të inovacioneve dhe digjitaizimeve të siguriesve të mëdhej evropian, si dhe kompani të sukesshme star—up në fushën e Insuretech.

Teknologjia digjitale e ndryshon punën e siguruesve sa u përket rreziqeve që do t'i merr në sigurim dhe në cilën mënyrë do të rivendos proceset e marrjes së rreziqeve, distribuimit, administrimit dhe menaxhimit të dëmeve. Sigurimi më shumë orientohet ka klienti. Roli i siguruesve zgjerohet nga përqendrimi primar i kompenzimit të dëmeve ka shërbim më i gjërë këshilldhënës ku përfshihen këshilla se si të parandalohen, të reduktohen dhe të menaxhohen rreziqet ndaj të cilëve janë të ekspozuar. Mundësitë e reja të zbatuara në kohë reale dhe vizualizimi në mënyrë fundamentale i ndryshojnë raportet e siguruesve me kompaninë.

Përdorimi i të dhënave nga burimet si telematika dhe instrumentet mobile siguruesve ju mundëson që të dizajnojnë ose projektojnë dhe të përcaktojnë çmimet e produktit mbi bazë të të dhënave të sakta dhe të vërteta për rreziqet që i marrin. Zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe mësimi makinerik mundësojnë sigurimin e këshillave automatike dhe zbulimin më të lehtë të mashtrimeve. Ueb-faqet për krahësime mund t’i ndihmojnë konsumatorët me më shumë të dhëna, nëse janë të pavarur, si do të zgjedhin produktin, dhe mund ta bëjnë njohjen e produktit më të lehtë për klientin. Teknologjitë e reja mund t'i përshpejtojnë proceset, siç janë menaxhimi me dëmet, dhe mund të na shpien te efikasiteti më i madh i cili do t‘i reduktoj shpenzimet e përgjithshme.

Edhepse digjitalizimi ka potencial t’ju shërbej konsumatorëve, kjo paraqet rreziqe të cilat mund të ndikojnë trajtimin e drejtë (“fair treatment")të konsumatorëve dhe të jenë në kundërshtim me kërkesat rregullatore për sjelljen tregtare të subjekteve të sigurimit dhe mbrojtjen e interesave të konumatorëve. Për shembull, ekzistojnë rreziqe nga kontakti i reduktuar i drejtpërdrejtë (ballë-për-ballë), njohuri të pamjaftueshme nga ana e konsumatorit për produktin ose shërbimin dhe për vetë ofruesin e shërbimit, rreziqe në siguri dhe keqpërdorimi potencial i sasisë së rritur të të dhënave për konsumatorët dhe shkyçjen e mundshme për disa konsumator. Mbledhja e të dhënave për siguruesit mund të mundësojë kategorizmin granular të rreziqeve e cila mund të ndikojë mbi parimin themelor mbi të cilin mbështet sigurimi dhe ky është bashkimi i rreziqeve dhe mund të vë në pikëpyetje qasjen e disa produkteve të caktuara të sigurimit, madje mund të rezultoj edhe në shkyçje.

Sipas pjesës paraprake, rol të ri dhe të rëndësishëm do të kenë regullatorët të cilët do të duhet me kujdes t'i ndjekin sjellet e konsumatorëve që të sigurohen se regjimet e mbikëqyrjes vazhdojnë t’i lehtësojnë dobitë për konsumatorët si pasojë e teknologjisë dhe inovacioneve. Me rëndësi vitale do të jenë harmonizimi me parimet e reja të modernizuara ndërkombëtare të sigurimit të përshkruar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Mbikëqyrësve të Sigurimit (IAIS)

 
InsurHack Shkup 2019
E hënë, 30 Shtator 2019 08:57
Në 28 dhe 29 shtator 2019 në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë, por në organizimin e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit u mbajt haketoni i parë nga fusha e s igurimit- InsurHack Shkup 2019. Në ngjarje morën pjesë gjithsej 16 pjesëmarrës në 5 ekipe ose grupe.



Ekipet përpunuan zgjidhje ideore për temat në vijim:Platforma për digjializim e Raportit Evropian për paraqitjen e dëmitPlatforma për komparacion online të çmimeve të sigurimit nga...
Lexo ma...
 
Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit, nikoqire e ngjarjes rajonale të mbikëqyrësve të sigurimit
E mërkurë, 11 Shtator 2019 09:46
Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit për së dyti herë është nikoqire e seminarit rajonal nën oragnizimin e përbashkët me Institutin për stabilitet financiar (FSI) dhe Asociacionin ndërkombëtar të mbikëqyrësve të sigurimit (IAIS). Seminari këtë vit do të jetë në temën mbikëqyrja grupore, sjellja tregtare në treg dhe digjitalizimi në sigurim. E njejta do të mbahet në Ohër, në periudhën nga 26-27 shtator.

Në seminar do të marrin pjesë përfaqësues nga organet...
Lexo ma...
 
KONKURS
E hënë, 27 Maj 2019 08:44
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgaditjen e kërkimeve studimore nëfushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimine profesionistëve të rinj, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jep çmim vjetor në vitin 2019 përkërkim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë sëVeriut.Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve...
Lexo ma...
 
Forumi mbikëqyrës, Frankfurt, Gjermani
E hënë, 16 Shtator 2019 08:42
Javën e kaluar në selinë e Organit Rregullator Evropian për Sigurim dhe Pension (EIOPA), në Frankfurt, Gjermani u mbajt për së pari herë Forumi i Mbikëqyrjes së Sigurimit i përfaqësuesve të lartë mes Komisionit Evropian, Organit rregullator evropian për sigurim dhe pension (EIOPA) dhe organeve rregullatore të sigurimit nga vendet e Ballkanit perendimor.



Delegacioni nga Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit ishte i pranishëm në Forum dhe bëri prezantimin e tendencave...
Lexo ma...
 
NJOFTIM
E hënë, 27 Maj 2019 08:59
Gjatë kremtimit të Ditëve të edukimit financiar nga 29 maj deri më 31 maj 2019, në ndërtesën përpara Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në rr. Makedonia Nr. 25 Pallata Lazar Pop Trajkov do të vendosë një pult informativ në periudhën nga 11:00 deri në 13:00, ku të gjithë qytetarët e interesuar (kalimtarët) do të jenë në gjendje të informohen për çështje që lidhen me punën e Agjencisë si një institucion rregullator në tregun e sigurimeve dhe kompetencat...
Lexo ma...
 
Poposki nga Bratisllava në Konferencën ndërkombëtare për bashkëveprim ndërmjet sigurimit jetësor dhe sigurimit pensional – në dekadën e fundit vendi jonë në segmentin e sigurimit jetësor shënon rritje më të lartë kumulative prej 455% dhe rritje mesatare vjetore prej 21 % ndërmjet vendeve të Europës Juglindore.
E hënë, 15 Prill 2019 07:35
Në periudhën prej 11-12 prill, në Bratisllavë, Republika e Sllovakisë, u mbajtë Konferenca e bashkëveprimit ndërmjet sigurimit jetësor dhe sigurimit pensional, në organizim të Lidhjes ndërkombëtare të mbikëqyrësve të sigurimit (IAIS), Organizatës ndërkombëtare të mbikëqyrësve pensional (IOPS), Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) dhe Banka Popullore e Republikës së Sllovakisë (NBS). Qëllimi i ngjarjes është të shqyrtohet rëndësia e...
Lexo ma...
 
« FilloPara12345678910TjetriFund »

Faqe 2 nga 16

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit