Informim për organizimin e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar |
E mërkurë, 18 Shtator 2013 11:03 |
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar se duke filluar nga data 1 nëntor, të vitit 2013, do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.
Trajnimi i aktuarëve përbëhet nga lëndët e mëposhtme:
- Propabiliteti dhe statistika
- Matematika financiare
- Modelimet stohastike
- Ekonomi
- Modelet e përjetimeve
- Matematika I e aktuarëve
- Matematika II e aktuarëve
- Menaxhimi i fondeve investive
- Sigurimi i jetës
- Sigurimi jo jetë
- Sigurimet shoqërore dhe pensionale
- Sigurimi shëndetësor
- Kontabiliteti në sigurime
- Kuadri ligjor që ka të bëj me sigurimet
- Etika dhe profesionalizmi
Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të hyj në provim më së shumti dy herë dhe në qoftë se dy herë nuk e kalon provimin i humbet e drejta të vazhdojë trajnimin. Ligjëratat do të mbahen gjatë javës, e pastaj vijon provimi, më së voni një muaj nga dita e mbarimit të ligjëratave për lëndën e caktuar.
Kompensimi për ndjekjen e trajnimit (detyrimisht për të gjithë 15 provimet) është në shumë prej 120.000,oo (njëqind e njëzet mijë) denarë.
Fletëpagesa për kompensimin e paguar duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
QËLLIMI I PAGESËS: Trajnimi dhe provimi profesional për aktuar të certifikuar
EMRI I PRANUESIT: Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve - Shkup BANKA E PRANUESIT: Stopanska Banka SH.A.- Shkup LLOGARIA BANKARE: 200002007041251
më tepër..
|
|
Trajnim për Përfaqësues në sigurim |
E premte, 06 Shtator 2013 14:46 |
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve ju informon të gjithë të interesuarve se gjatë periudhës 19–21.09.2013 dhe gjatë periudhës 26–28.09.2013, do të organizojë trajnim për Përfaqësues në sigurim, të cilët pas pjesëmarrjes dhe kalimit me sukses të provimeve, kandidatët do të mundet të pajisen me Çertifikatë për kalim të suksesshëm në provimin profesional që kërkohet për të marrë licencë për Përfaqësues në sigurim.
Të gjithë kandidatët e interesuar... |
Lexo ma...
|
U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes AMS-ësë dhe FSSHM-ësë |
E mërkurë, 19 Dhjetor 2012 08:36 |
Më 13 dhjetor, të vitit 2012, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM) nënshkruan memorandum për bashkëpunim.
Memorandumi rregullon bashkëpunimin midis AMS-ësë dhe FSSHM-ësë lidhur me shkëmbimin dhe përdorimin e informatave në mes të dy institucioneve. |
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve lëshoi Broshurë për sigurim në bujqësi |
E mërkurë, 11 Korrik 2012 00:00 |
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve lëshoi Broshurë për sigurim në bujqësi, e cila ka për qëllim që të promovojë blerjen e policave për sigurim në bujqësi si mënyrë efikase për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga rreziqet që janë të lidhura me kushtet e motit, fatkeqësive natyrore, dëmtuesve dhe sëmundjeve.
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) në bashkëpunim me Agjencinë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural (APFBZHR) do... |
Lexo ma...
|
|
Konkurs për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore |
E enjte, 11 Prill 2013 00:00 |
Konkurs
për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2013
Konform nenit 158-b pika 8 nga Ligji për mbikëqyrjen e sigurimeve-tekst i pastruar ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 30/2012), Vendimi i Gjykatës kushtetuese nr. 202/2011 ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 45/2012), Vendimi i Gjykatës kushtetuese nr... |
Lexo ma...
|
Shënimi i ditës së sigurimit |
E hënë, 05 Nëntor 2012 00:00 |
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve e festoi Ditën e sigurimit me manifestim solemne, i cili u mbajt në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, në Shkup. Në këtë manifestim ishin të ftuar zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të industrisë së sigurimeve si dhe përfaqësues nga institucione dhe organe të ndryshme, me të cilën Agjencia ka bashkëpunim profesional.
Në fjalimin e tij, kryetari i Këshillit të... |
Lexo ma...
|
Seminari rajonal për autoritetet rregullatore të sigurimit në Evropën Qendrore dhe Lindore, Azisë Qendrore dhe Transkaukazisë për mbikëqyrje makroprudenciale dhe grupore |
E premte, 11 Maj 2012 15:12 |
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve në Republikën e Maqedonisë, në periudhën prej 8 deri 10 maj, të vitit 2012, ishte nikoqir i Seminarit rajonal për autoritetet rregullatore të sigurimit nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Azia Qendrore dhe Transkaukazia, me teme: “Mbikëqyrja makroprudenciale dhe grupore”.
Ky eveniment është organizuar në bashkëpunim me Institutin për Stabilitet Financiar (FSI) dhe Shoqata ndërkombëtare e mbikëqyrësve së sigurimeve (IAIS)... |
Lexo ma...
|
|
|
|
|
Faqe 12 nga 16 |